TIRANË-Policia ka sekuestruar gjatë një operacioni 183 gramë kokainë, si dhe tre armë të ftohta thika, ndërsa ka arrestuar poseduesin, i cili është Saimir Rexha 43 vjeç, banues në kryeqytet. Pas informacioneve në rrugë operative se Saimir Rexha shpërndante kokainë me porosi, e destinuar për t'u shitur në lokalet e natës në Tiranë e ka monitoruar, ndërsa mbrëmë ka finalizuar operacionin duke e arrestuar.
Ai është arrestuar në rrugën “Marko Boçari", ndërsa nga kontrolli i ushtruar në trup, i është gjetur një qese me një sasi lëndë të dyshuar narkotike, gjithsej 183.2 gramë kokainë. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesë i janë gjetur dhe tre armë të ftohta thika. Sipas policisë në ngarkim të tij ka edhe një padi nga gruaja për dhunë fizike dhe psikologjike.
Droga e sekuestruar nga Policia
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndeve narkotike” , "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta“ dhe “Dhuna në familje “, të parashikuar nga neni 283/1, 279/1 dhe 130/a të Kodit Penal, pasi në ngarkim të shtetasit Saimir Rexha ka bërë kallëzim edhe bashkëshortja e tij për dhunë fizike dhe psikologjike të ushtruar ndaj saj.