Furrat e bukës dhe pastiçeritë rrezikojnë të mbeten pa punonjës! Shoqata: Punësime nga vendet aziatike dhe rajoni

Furrat e bukës dhe pastiçeritë rrezikojnë të mbeten pa punonjës! Shoqata: Punësime nga vendet aziatike dhe rajoni

Prodhuesit e bukës, të specialiteteve të brumërave të ndryshme dhe pastiçerive po përballen me mungesë të theksuar të fuqisë punëtore. Në pamundësi të zgjidhjes për plotësimin e vendeve të lira me vendas, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të industrisë që me rritjen e pagave, furrat dhe pastiçeritë e vendit janë duke shqyrtuar mundësitë për punësimin e të huajve.

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave Gëzim Peshkopia tha për Monitor se sektori prej vitesh vuan mungesën e specialistëve të prodhimit të brumërave dhe ëmbëlsirave, por sivjet problematika shfaqet tepër e mprehtë. Z. Peshkopia pohon se shkak i mungesës së lartë të fuqisë punëtore të specializuar mbetet emigracioni i popullatës.

Të gjendur përballë kësaj situate sipërmarrësit e prodhimit të brumërave dhe ëmbëlsirave po shqyrtojnë mundësinë e punësimit të punonjësve të huaj si nga vendet aziatike dhe ato të rajonit. Sipas të dhënave të shoqatës në vend operojnë 8,000 deri 10,000 furra buke dhe pastiçeri, ku secila prej tyre po vuan mungesën e fuqisë punëtore.

“Mungesa e fuqisë punëtore të specializuar në prodhimin e brumërave dhe ëmbëlsirave kërkon zgjidhje imediate. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të ndërmarra nga sektori që nisi me rritjet e herëpashershme të pagave, pothuajse të gjitha furrat në vend po hasin vështirësi me gjetjen e fuqisë punëtore. Për këtë arsye bizneset prodhuese tashmë janë të hapura për shqyrtimin e mundësive për punësimin e specialistëve të huaj me eksperiencë të ngjashme qoftë nga shtetet aziatike dhe ato të rajonit”, pohoi ai.

Prej muajit shtator të vitit të kaluar, për shkak të mungesës së punëtorëve shumë furra buke në vend janë detyruar të rrisin pagat deri në 80%, me qëllim mbajtjen e profesionistëve. Sipas shoqatës për pozicionin e furrxhiut, profesioni më kyç në prodhimin e brumërave, pagat variojnë nga 60 mijë lekë deri në 100 mijë lekë në muaj. Rritja e lartë pagash është bërë edhe për punonjëset e pastrimit në nivelin 70 deri 80%.

Mungesa e fuqisë punëtore po shton kostot edhe te prodhuesit e bukës. Shtimet e pagave vështirësuan vjet gjendjen te disa furra buke, të cilat rritën çmimet e bukës 10 deri 20 lekë.

Problematika e mprehtë e fuqisë punëtore tashmë është prezentë në të gjitha sektorët e ekonomisë. Më herët edhe prodhuesit e pijeve freskuese pohuan se po shohin mundësitë e punësimeve të huajve, edhe pse fillimisht industria nguroi për shkak të problematikës me largimet e të huajve që po përballen shumë biznese.

Sektori i bareve dhe shërbimeve këtë vit në nisje të sezonit turistik u përball me mungesa prej 15,000 punonjësish. Edhe sektori i manifakturës po përballet me mungesë të lartë të fuqisë punëtore. Pro Eksport Albania tha më herët për Monitor se për janar-qershor 2023 u punësuar 450 gra nga Nepali dhe Filipinet për plotësimin e mungesës me punëtorët vendas. /Monitor

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jani: 14/09/2023 04:34

    ngrini rrogat or hale,,,se nuk ju vjen njeri juve nga jashte,,me ate pluhur,,pisllek e maskarallek qe keni aty...

    Përgjigju
  • Iris: 12/09/2023 03:18

    Nje zgjidhje tjeter mund te jete bashkimi i furrave e pasticerive dhe mekanizimi i procesit.Une kam ne shtepi nje makine qe ben te gjithe procesin nga gatimi deri te pjekja e bukes,perderisa ka te tilla te vogla,ka dhe industriale sic i ka bota qe bejne komplet ose pjeserisht proceset dhe nuk ka nevoje fare per punetore,ose ka nevoje per nje numer te kufizuar .Kurse me bashkimin e furrave/pasticerive, e kam fjalen qe keta pronaret te bashkohen jo me si prodhues shites,por si aksionere.Te bashkojne parate dhe te investojne ne minikombinate ushqimoresh ku te marrin ne perdorim ndertesa me hapesira te mjaftueshme,te sjellin makineri e ku te behet kombinim i punes se mekanizuar ku kerkohet me ate te njeriut.Keshtu problemet per fuqine punetore lehtesohen sidisi.Prinderit e mi kur emigruan nuk mund te punonin ne profesionet e tyre se u duhej t'a fillonin shkollimin nga e para per to,keshtu qe punuan ne nje kompani te tille ku beheshin buke e embelsira deri dhe byreke te embel e te kripur dhe procesi i punes ishte kombinim pune makinash me pune njeriu.Nje gje e tille mund te behet dhe ne Shqiperi dhe t'i jepet fund primitivizmit te menyres se berit te ketyre lloj bizneseve dhe problemeve me fuqine punetore.

    Përgjigju
  • Gezim Allaraj: 11/09/2023 12:53

    Une kam furre dhe skam probleme fare me punonjesit. Punetor ka boll dhe te kualifikuar. Me kemi fis i madh dhe kemi edhe çoban ne familje keshtuqe kush do çoban ose furrxhi te me thoje

    Përgjigju
  • Sela: 11/09/2023 12:06

    Si Shqiptaret edhe te huajt punesohen gjithandej!prandaj Shqiptaret nuk punojne ne Shqiperi se pronaret jane nga njerezit mete keqij! Te çfytzojne deri ne palc,te shtrylin si limon,edhe nuk te paguajn,sigurimet nuk ti bojne ,rregullatori shtet nuk funksionon siç duhet ,pastaj lozin teatro me puntorin.

    Përgjigju
  • Tani: 11/09/2023 11:38

    Qeveria antikombetare nuk duhet te jape viza per punetoret e huaj. Ne vend qe te shpopulloje Shqiperine, te rrise rrogat per shqiptaret. Rama eshte tradhtari me i madh i kombit, bashke me Berishen e Meten.

    Përgjigju
  • Emigrant: 11/09/2023 10:04

    E kush vjen te punoj per ju Ju te shfrytezoni dhe pastaj te deboni E kam pervoj personale Kam kulifikimin me te lart ne prodhim buke Jam me katrgori te 6 te kohes se enverit ne specialitetin maist gatues e njohes i mir i miellrave Ne vitet 92_94 kam punuar tek privati kam qen pergjegjesi kryesor ne prodhimin e bukes tek nje privat Ky xotnia sa kishte nevoj per mua me trajtonte me respekt Ne krye te vitit lau borxhet dhe mua filloi tme distanconte Pronaret shqiptar jane me te keqij ne trajtimin e puntorit

    Përgjigju
  • Rendi skllavpronar: 11/09/2023 09:25

    Jo nga Nepali e Filipinet ti merrni por edhe nga Papa New Guinea t'i sillni këtu, përsëri do e vuani mungesën e fuqisë punëtore. 1 skllav që ju sillni nga ato vende, ju humbni 10 puntorë Shqiptarë që nuk doni me i paguar sa kostoja e skllavit nga Filipinet.

    Përgjigju
    • Saktë: 11/09/2023 10:41

      Para kanë por nuk duan të paguajnë.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin