TIRANË- Pronari i një furre bukeKombinat  ka rënë në prangat e policisë pasi ka tentuar të përdhunojë punonjësen e tij në ambientin e punës.

Pronari i arrestuar është identifikuar me iniciale N.K. E vënë përballë kësaj situate, vajza fillimisht ka kundërshtuar punëdhënësin e saj dhe më pas ka e ka denoncuar në komisariatin nr.6. Pas referimit në komisariat 48-vjeçari është arrestuar nga policia.

"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N.K., 48 vjeç, pasi ka tentuar të kryejë mardhënie seksuale me dhunë me kolegen e punës së tij", shkruhet në njoftimin e policisë.