TIRANE- Në të 12 qarqet e vendit, inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit gjatë periudhës 13 shkurt – 1 mars 2013 kanë kryer 513 inspektime në furrat e bukës, ku janë konstatuar shkelje të ndryshme të higjienës, probleme lidhur me ambalazhimin, etj.
Në Tiranë për 8 subjekte është marrë masë administrative me pezullim aktiviteti dhe për 7 subjekte të tjera është marrë masë administrative me gjobë në vlerën 130 mijë lekë.
Në Drejtorinë Rajonale Qarku Gjirokastër janë realizuar 46 inspektime, dhe inspektorët e AKU për 21 subjekte lanë detyra dhe afate kohore për plotësimin e tyre ndërsa për një subjekt është marra masa e pezullimit të aktivitetit ndërsa 2 subjekteve i është dhënë masa paralajmërim.
Në Korçë janë realizuar 45 inspektime. Lidhur me problematikat e hasura janë dhënë 8 masa me paralajmërim për 6 subjekte. Në Qarkun Elbasan janë realizuar 80 inspektime, dhe për problematikat e hasura janë dhënë 26 masa me paralajmërim, janë marrë 2 masa administrative me vlerë 200 mijë lekë si dhe janë lënë disa detyra me afate kohore për subjekte të tjera.
Në Qarkun e Shkodrës janë realizuar 46 inspektime, ku janë dhënë 22 masa me paralajmërim dhe për shkeljet e konstatuara është detyrë korrigjimi i tyre brenda një periudhe 30 ditore.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com