“Ata nuk janë njoftuar zyrtarisht, por janë njoftuar duke qenë në ushtrim të detyrave të tyre. Duke cënuar edhe sigurinë burgjeve sepse mund të kishim edhe probleme në këto burgje. Me mënyrën e zgjedhur, për ta bërë më shumë një shoë mediatik, se sa një punë efektive.”, tha Hoxha
Sipas tij përgjegjësi për abuzimet mbanë shefi i policisë dhe jo drejtori i burgut, pasi ai ka më shumë detyra administrative organizative.
“Përgjegjësia nuk është drejtpërdrejtë e drejtorëve, ai ka më shumë detyra administrative organizative. Ai bën pjesë te pjesa civile e punonjësve. Drejtori mbanë përgjegjësi ndaj abuzimeve me detyrën, por përgjegjësia është e shefit të policisë.”, u shpreh Hoxha.
Ndër të tjera Hoxha pranoi se problemet në burgjet shqiptare janë të shumta e tepër të rënda. Ai evidentoi më së shumti problematikën e futjes së sendeve të ndaluara, kryesisht aparate telefonik, pije alkoolike apo dhe sende të tjera.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

VIDEO


