“Kontrollet e kryera kanë evidentuar shkelje të rënda, shkelje që rrezikojnë sigurinë e burgjeve. Janë evidentuar raste të futjes së lëndëve narkotike në burgje. Ministria e Drejtësisë e vendosur për zbatimin e ligjit, nuk do lejojmë asnjë shkelje. 88 vepra penale i referohen burgut të Peqinit, ndërkohë 36 vepra të tjera i referohen burgut të Rrogozhinës.
Pavarësisht alarmit të vënë nga prokuroria nuk është vepruar më parë nga ana e kësaj ministrie. Arsyet e mosveprimit mbeten të panjohura. Janë verifikuar të paktën 6 raste të lejimit të futjes së lëndëve narkotike në burgje. Në burgun e Durrësit jo më larg se muaji gusht janë arrestuar specialisti i edukimit dhe shitësi i njësisë tregtare për shpërndarje lëndësh narkotike. Janë evidentuar shkelje të përsëritura të rregullores së përgjithshme në organizmin, funksionimin dhe kontrollin
Është evidentuar mosmarrja e masave të menjëhershme për personelin, që kryejnë aktet e ushtrimit të dhunës së të dënuarve. Mjafton të kujtojmë rastin e Peqinit, ku u shkarkuan Është evidentuar mosmarrja e masave për parandalimin e korrupsionit në institucionet ku drejtojnë”, tha Gjonaj.
VIDEO/Fjalimi e plotë e Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj
Drejtorët e shkarkuar dhe për çfarë akuzohen
Drejtori i IVP-së Lezhë për shkelje administrative dhe shpërdorim detyre
Drejtori i IVP-së Rrogozhinë për shkelje administrative dhe shpërdorim detyre
Drejtori i IVP-së Lushnje për shkelje administrative dhe shpërdorim detyre
Drejtori i IVP-së Peqin për shkelje administrative dhe shpërdorim detyre
Drejtori i IVP-së Tepelenë për shkelje administrative
Drejtori i IVP-së Sarandë për shkelje administrative dhe figuron person i dënuar më parë Hajri Goxhaj
Drejtori i IVP-së Berat për shkelje administrative dhe person me precedent penal
Drejtori i IVP-së Durrës për shkelje administrative dhe shpërdorim detyre Petrit Suci
d.c./shqiptarja.com

VIDEO










