Për ngjarjen janë ndaluar dhe pezulluar nga detyra tre gardianë dhe një punonjës civil në burgun e sigurisë së lartë Peqin. Të shkarkuarit nga detyra janë A. Ismaili, D.Piku, A.Alliu, të tre punonjës policie të rolit bazë në Sektorin e Forcave operacionale në Drejtorinë e Policisë së burgjeve.
Nisur nga ngjarja e ndodhur në Peqin, ka filluar ecuria disiplinore për shkak të shkeljeve të procedurave operacionale dhe administrative si dhe për mosraportim të ngjarjes, në ngarkim të 12 punonjësve në total, 4 punonjës të IEVP Peqin, ndër të cilët 3 punonjës policie dhe 1 staf civil si dhe për 8 punonjës policie të Forcave operacionale të Drejtorisë së Policisë së burgjeve, sqaron ministria e Drejtësisë.
Viktor Gushi
Hetim kreut të burgut, shkarkohet shefi i sigurisë
Sipas ministrisë së Drejtësisë procedim disiplinor ka filluar edhe ndaj Drejtorit të IEVP-së Peqin, për të cilën do të merren masat sipas parashikimeve ligjore lidhur me ngjarjen. Ndërkohë nga detyra është larguar edhe kryekomisari i sigurisë në burgun e Peqinit A.H pasi sipas ministrisë së Drejtësisë ai është i papërshtatshëm të punojë në administratën e burgjeve pasi ka qenë i dënuar më parë për shpërdorim detyre.
Ministria e Drejtësisë: Distancohemi, reformë në burgje
Ministria e Drejtësisë shprehet se distancohet nga ngjarje të tilla, ndërsa në burgje ka filluar reforma, e cila synon largimin e cdo punonjësi me precedent.
“Sigurojmë opinionin publik se nuk do të tolerohet asnjë rast dhune apo keqtrajtimi ndaj personave që ndodhen në burgje apo paraburgime duke vendosur përpara përgjegjësisë penale apo administrative cdo punonjës në sistemin e burgjeve.
Reforma në burgje ka filluar, dhe nuk do të lejojmë asnjë punonjës në stafin policor të burgjeve, të cilët janë me precedentë penale si dhe shkelin të drejtat e njeriut të jetë pjesë e sistemit të burgjeve.
Ministria e Drejtësisë shpreh angazhimin e saj maksimal duke inkurajuar të gjithë organizatat jofitimprurëse të bashkëpunojnë në këtë nismë të ndërmarrë nga qeveria shqiptare me qëllim reformimin e sistemit penitenciar, për rritjen e profesionalizmit dhe integritetit të punonjësve që shërbejnë në sistemin e burgjeve dhe për ndëshkimin e cdo rasti abuzimi dhe dhune” mbyllet deklarata.
Deklarata e plote e Ministrise se Drejtesise
Ministri i Drejtësisë, në datën 5 Tetor 2016, menjëherë me marrjen dijeni të ngjarjes së denoncuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit lidhur me ushtrimin e dhunës ndaj të dënuarit V.G, në seksionin e sigurisë së lartë në IEVP Peqin, dërgoi në vendngjarje dy grupe për hetimin dhe inspektimin e rastit.
Grupet e hetimit të ngritura me urdhër të Ministrit të Drejtësisë, ai i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve dhe grupit të inspektimit, kanë kryer veprime hetimore si dhe inspektimin e veprimeve administrative të stafit policor dhe atij civil të IEVP Peqin.
Pas marrjes së kallzimit të të dëuarit V.G lidhur me pretendimin, grupi i hetimit të SHKBB-së ka kryer një sërë veprimesh hetimore paraprake të cilat së bashku me provat e mbledhura i janë përcjellë më pas Prokurorit të Rrethit gjyqësor Elbasan.
Nga të dhënat paraprake të verifikimit, rezulton se punonjësit e policisë së Forcave operacionale A.I, D.P dhe A.A kanë hyrë në qelinë e V.G pavarësisht se nuk kanë patur urdhër për kryerjen e kontrollit. Pas njoftimit të prokurorit nga grupi i hetimit të SHKBB-së të Ministrisë së Drejtësisë, është rregjistruar kallzimi penal dhe është rregjistruar procedimi penal në ngarkim të tre punonjësve të policisë A.I, D.P dhe A.A të cilët dyshohen se janë pëfshirë në ushtrimin e dhunës ndaj të dëuarit V.G.
Pas përfundimit të hetimit nga grupet e Ministrisë së Drejtësisë, në datën 7.10.2017, janë shkarkuar nga detyra, A. Ismaili, D.Piku, A.Alliu, të tre punonjës policie të rolit bazë në Sektorin e Forcave operacionale në Drejtorinë e Policisë së burgjeve.
Nga verifikimet e bëra, po sot është shkarkuar nga detyra dhe K/Komisari A.Hitaj, me detyrë Shef policie, me motivacionin si i papërshtatshëm për të punuar në policinë e burgjeve, për shkak të dënimit të tij me vendim gjykate në vitin 2015 për veprën penale shpërdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Nisur nga ngjarja e ndodhur në IEVP Peqin, ka filluar ecuria disiplinore për shkak të shkeljeve të procedurave operacionale dhe administrative si dhe për mosraportim të ngjarjes, në ngarkim të 12 punonjsve në total, 4 punonjës të IEVP Peqin, ndër të cilët 3 punonjës policie dhe 1 staf civil si dhe për 8 punonjës policie të Forcave operacionale të Drejtorisë së Policisë së burgjeve.
Fillimi i procedimit disiplinor ka filluar edhe ndaj Drejtorit të IEVP-së Peqin, për të cilën do të merren masat sipas parashikimeve ligjore lidhur me ngjarjen.
Ministria e Drejtësisë, duke u distancuar nga ngjarje të tilla, siguron opinionin publik se nuk do të tolerohet asnjë rast dhune apo keqtrajtimi ndaj personave që ndodhen në burgje apo paraburgime duke vendosur përpara përgjegjësisë penale apo administrative cdo punonjës në sistemin e burgjeve.
Reforma në burgje ka filluar, dhe nuk do të lejojmë asnjë punonjës në stafin policor të burgjeve, të cilët janë me precedentë penale si dhe shkelin të drejtat e njeriut të jetë pjesë e sistemit të burgjeve.
Ministria e Drejtësisë shpreh angazhimin e saj maksimal duke inkurajuar të gjithë organizatat jofitimprurëse të bashkëpunojnë në këtë nismë të ndërmarrë nga qeveria shqiptare me qëllim reformimin e sistemit penitenciar, për rritjen e profesionalizmit dhe integritetit të punonjësve që shërbejnë në sistemin e burgjeve dhe për ndëshkimin e cdo rasti abuzimi dhe dhune.
Denoncimi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në bazë të një sinjalizimi se, në IEVP Peqin është ushtruar dhunë ndaj një të dënuari, në dt. 04.10.2017 kreu një verifikim nga ku rezultoi se, në dt. 30.09.2017, rreth orës 22.30, në Sektorin e Sigurisë së Lartë të IEVP Peqin, Grupi i gatshëm i Policisë së Burgjeve ka ushtruar kontroll për sende të ndaluara. Gjatë këtij kontrolli, uniformat e policisë së burgjeve janë futur në qelinë nr. 12, të këtij sektori, ku kanë pyetur të dënuarit e pranishëm nëse kishin sende të ndaluara. I dënuari V. G., është përgjigjur se nuk kishin sende të ndaluara.
Pas kësaj përgjigjeje, i dënuari V.G pretendon se punonjësit e Grupit të gatshëm e kanë goditur atë me shkopinj gome në pjesë të ndryshme të trupit si në shpinë, bark dhe shputat e këmbëve. Eksperti mjeko-ligjor në përbërje të grupit të KShH, pas ekzaminimit fizik të të dënuarit konstatoi katër ekimoza në shpinë dhe një në këmbën e djathtë sipër gjurit me gjatësi nga 5-15 cm, si dhe një hematomë në bark, majtas, me gjatësi rreth 10 cm, me ngjyrë mavi dhe të kuqërremtë të theksuar. Dëmtimet e mësipërme ishin lehtësisht të dukshme dhe të freskëta.
dy.b/shqiptarja.com