Furtunë në burgun e Shënkollit
ndëshkohen 32 punonjës policie
VIDEO/ Flasin familjarët e Sulajt: Drejtësi

Furtunë në burgun e Shënkollit<br />ndëshkohen 32 punonjës policie<br />VIDEO/ Flasin familjarët e Sulajt: Drejtësi
Pas ngjarjes në burgun e Shënkollit, ku nga zjarri humbi jetën i dënuari Flamur Sula, dretoria e Përgjithshme e Burgjeve ka marrë masa disiplinore ndaj 32 punonjësve të këtij institucioni riedukimi. Masat variojnë nga vërejtje me shkrim, deri në largim nga detyra. Më konkretisht, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se i është dhënë masa administrative e largimit nga detyra 11 punonjësve të sektorëve të ndryshëm, i është dhënë masa disiplinore “vërejtje me paralajmërim” 19 punonjësve, 1 masë disiplinore vërejtje me shkrim dhe 1 punonjës është transferuar më detyrë në një institucion tjetër.

Vendimi nga kjo drejtoria është marrë pas kryerjes së një analizë të thellë lidhur me masat e marra pas ngjarjes së ndodhur në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Lezhë më datë 30 korrik.

Masat nisin me drejtorin e Burgut të Shënkollit Gjergj Prendi, i cili ka marrë një vërejtje me shkrim, ndërsa vijojnë me largimin nga detyra të përgjegjëses së edukimit Luljeta Hoxha, dhe me specialistët dhe efektivët gardianë.

Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve ka sqaruar se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë si dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve po vijojnë hetime të mëtejshme për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. 

Në fund, ky institucon i ka shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit Flamur Sula i cili humbi jetën si pasojë e rënies së zjarrit në qelinë e tij.
 
Vërejtje dhe transferim i shefit të Policisë së Burgut Shënkoll, Ferdinand Preçi, është një tjetër masë e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për ngjarjen e dy ditëve më parë, ku humbi jetën mes flakëve në qeli i burgosuri Flamur Sulaj, 25 vjeç.  

Masat për punonjësit e burgut të Shënkollit:
1. Gjergj Prendi   Drejtor i IEVP Vërejtje me shkrim
2. Luljeta Hoxha   Përgjegjëse Edukimi    Largim nga detyra
3. Valentin Coli   Specialist i Edukimi   Vërejtje me paralajmërim
4. Gjergji Bajraktari Përgjegjës Logjistike Vërejtje me paralajmërim
5. Ferdinand Preçi Shef i Policisë Transferim në detyrë
6. Kol Deda   Specialist Policie Largim nga detyra
7. Deme Neziraj    Specialist Policie Largim nga detyra
8. Mark Shtjefanaku Specialist Policie Largim nga detyra
9. Kalosh Haxhia   Punonjës i rolit bazë Largim nga detyra
10. Akil Buna Punonjës i rolit bazë  Largim nga detyra
11. Martin Gega Punonjës i rolit bazë Largim nga detyra
12. Dilaver Tuga   Punonjës i rolit bazë  Largim nga detyra
13. Eduart Rajta   Punonjës i rolit bazë  Largim nga detyra
14. Viktor Gjoka   Punonjës i rolit bazë  Largim nga detyra
15. Zef Kaceli Punonjës i rolit bazë  Largim nga detyra
16. Dritan Arapi   Punonjës i rolit bazë  Vërejtje me paralajmërim
17. Fran Lazri Punonjës i rolit bazë  Vërejtje me paralajmërim
18. Vladimir Gjoka Punonjës i rolit bazë   Vërejtje me paralajmërim
19. Alban Toma Punonjës i rolit bazë  Vërejtje me paralajmërim
20. Martin Marku   Punonjës i rolit bazë  Vërejtje me paralajmërim
21. Nikol Nikolli  Punonjës i rolit bazë  Vërejtje me paralajmërim
22. Agustin Makaj  Punonjës i rolit bazë  Vërejtje me paralajmërim
23. Aleksandër Kola Punonjës i rolit bazë   Vërejtje me paralajmërim
24. Gjoke Brozi    Punonjës i rolit bazë  Vërejtje me paralajmërim
25. Mikel Gjoni    Punonjës i rolit bazë  Vërejtje me paralajmërim
26.Petrit Pica Punonjës i rolit bazë  Vërejtje me paralajmërim
27.Aleks Gjergji   Punonjës i rolit bazë  Vërejtje me paralajmërim
28.Agostin Duka    Punonjës i rolit bazë  Vërejtje me paralajmërim
29.Bardhok Fizi    Punonjës i rolit bazë  Vërejtje me paralajmërim
30.Agron Lleshgega Punonjës i rolit bazë   Vërejtje me paralajmërim
31.Petrit Muça Punonjës i rolit bazë  Vërejtje me paralajmërim
32. Dritan Gjelaj  Punonjës i rolit bazë  Vërejtje me paralajmërim

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)