Furtunë shkarkimesh në Bashkinë e Lezhës/ Ndreu: Në katër vite kursejmë rreth 5 mln euro

LEZHË- 30 % e punonjësve të Bashkisë Lezhë do të largohen nga puna, duke nisur nga maji janar i vitit që vjen. Struktura e re e përgatitur nga drejtuesit e Bashkisë dhe që u miratua nga Këshilli Bashkiak parashikon reduktim të ndjeshëm të numrit të punonjësve të kësaj njësie vendore. Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu thotë se administrata aktuale është e tejfryrë në organike dhe sipas tij kjo është një kosto e lartë për taksapaguesit lezhjanë.

Ndreu deklaroi se nga ulja e punonjësve të panevojshëm nga puna do të kursehen rreth 5 mln euro të cilat do të përdoren për investime të domosdoshme.

"Struktura e bashkisë sot është jo eficente dhe e tejfryrë në organikë. Sot që flasim kemi 609 funksione të miratuara në këshillin bashkiak, 285 funksione të deleguara duke shtuar këtu edhe një numër pa fund njerëzish me kontrata provizore të cilët kanë variuar në situata të pakëndshme duke paguar rroga për njerëz që në fakt na rezultojnë se nuk ekzistojnë fare në punë. Një handikap të cilin ne nuk mund ta lejojmë, por që është mbi të gjitha një kosto për të gjithë taksapaguesit lezhjanë. 

Ka një shkuarje të fondeve drejt rrogave dhe drejt shpenzimeve operative në dëm të investimeve. Në 2018 vetëm 4% e buxhetit të bashkisë është përdorur për investime dhe gjithë të tjera kanë shkuar për rroga e shpenzime të tjera. Do ta zhbëjmë bashkinë si vend punësimi, por si vend shërbimi, një strukturë eficente, e kontrollueshme dhe me kontrollin periodit të sektorëve dhe specialistëve përkatës. 

Nga ulja e numrit të panevojshëm të punonjësve fitojnë minimalsht 100 mijë euro në muaj dhe për 4 vjet ne fitojmë 4 mln e 800 mijë euro të shkuara kot deri më tani. Këto lekë do të shkojnë për investime dhe kjo është domosdoshmëri. Pas një studimi me drejtoritë konkludon që do qëndrojnë 430 punonjës duke lënë një hapësirë për 20 punonjës që mund t'i përdorim në disa pika ose në sezonin turistik", u shpreh Ndreu.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë