FUSHE KRUJE - Fëmijët e komunitetit rom në zonën e Fushë-Krujës janë analfabetë. Edhe pse kanë rreth 6 vite që ndjekin shkollën ende nuk kanë mësuar alfabetin. Ky konstatim u deklarua në përfundim të një takimi që u zhvillua në Fushë-Krujë me nxënës, prindër, mësues dhe përfaqësues të Komitetit Kombëtar të Romëve të Shqipërisë.
Kryetari i këtij komiteti, Skënder Veliu u shpreh se gjendja e nxënësve që i përkasin komunitetit rom paraqitet alarmante.
Takimi kishte si qëllim marrjen e masave urgjente për përmirësimin e nivelit të mësimdhënies për këta nxënës.
Në përfundim të tryezës u vendos që të krijohet një grup pune mësues-prindër për të ndjekur në vijimësi ecurinë e nxënësve duke i ndihmuar që të paktën të mësojnë alfabetin, të shkruajnë e të lexojnë.
(er.ci/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com