FUSHË-KRUJË- Komuniteti rom në Fushë-Krujë jeton në kushte mesjetare dhe pa kushtet më minimale. Në periferi të rrethit të Fushë-Krujës jetojnë prej vitesh dhjetëra familje të komunitetit rom, në mes të mbetjeve urbane, në godina të improvizuara dhe pa kushtet më minimale.

Kushtet në të cilat ata jetojnë janë thuajse mesjetare, pa ujë, drita apo tualete.
 
Disa familje ka mundur të strehohen në ish-magazinat e ndërmarrjes së grumbullimit në Fushë-Krujë, ndërsa disa të tjera në kasolle. 

Ky komunitet jeton në të tilla kushte prej 23 vitesh dhe askush nuk është kujtuar për t’i sistemuar. 

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)