FUSHE-KRUJE - Ndonëse aksionet për mbylljen e furrave të gelqeres në Fushë-Krujë u trumbetuan me të madhe, këto subjekte e vijojnë sërish aktivitetin e tyre.

Sikur të mos mjaftonte, numri i këtyre furrave vijon të rritet, ndërsa mënyra e funskionimit është po ajo e vjetra.

Lënda djegëse që përdorin këto furra janë kryesisht gomat dhe mbetejet plastike, ndërsa retë e tymit shtrijnë pushtetin e tyre në qiellin e Fushë-Krujës dhe më gjerë.

Aktivitetin e tyre këto furra e ushtrojnë kryesisht gjatë natës, ndërsa peli i banorëve për largimin e tyre nga zonat e banuara vijon të bjerë në vesh të shurdhër.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)