Banorët e fshatit kanë bllokuar sot në shënje proteste mjetet e TAP. Shkaku është se gjatë punimeve, punonjësit e TAP kanë nxjerrë jashtë perdorimit rrugën kryesore të fshatit.
Rruga 1 kilometërshe e këtij fshati prej 400 familjesh është krejtësisht e shkatërruar. Për gjendjen e mjeruar të rrugës, banorët e fshtatit bëjnë pergjegjëse kompaninë TAP, e cila qarkullon nëpër zonë me mjetet e saj, duke i shkaktuar rrugës dëmtime të rënda.
Banorët deklarojnë se nëse gjendja e rrugës nuk përmirësohet, ata nuk do te lejojne qarkullimin e mjeteve të TAP. Nga ana tjetër, Kryetari i njesisë administrative Behar Zylyftari, bën me dije se është arritur një marrëveshje me drejtuesit e kompanisë dhe pas përfundimit te punimeve do të bëhet rikthimi i rrugës në gjendjen e mëparshme.
d.gj/ Shqiptarja.com