Menjëherë pas njoftimit për vrasje, policia rrethoi banesën e familjes Doda, por pavarësisht thirrjeve të uniformave blu për t’u vetëdorëzuar, 81-vjeçari nuk e ka “kapërdirë” vrasjen e nipit, dhe ka qëlluar veten me të njëjtën çifte që i mori jetën të riut.
(Ne foto: Banesa ku ndodhi krimi i dyshifte)
Krimi i dyfishtë dyshohet të ketë ndodhur për një konflikt të vazhdueshëm në familjen Doda. A1 Report ka mundur të zbardhë se prej kohesh gjyshi dhe nipi kanë pasur përplasje të forta pasi i riu kërkonte pronësinë e një karburanti.
(Ne foto: Karburanti per te cilin gjyshi dhe nipi ishin ne konflikt pronesie)
Edhe të afërmit kornfirmojnë për mikrofonin e A1 REPORT se ka patur një konflikt të vazhdueshëm në familjen Doda.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjerjes, duke marrë në pyetje edhe familjarët e tjerë të cilët ishin të pranishën në momnentin kur ndodhi tragjedia.
Ngjarja
Plaku vrasës, ka marrë armën e zjarrit dhe është larguar nga objekti dhe ka shkuar në shtëpinë, nga pas objektit ku kishte lënë të vdekur nipin e tij, 20 vjeç. Shtëpia është rrethuar menjëherë nga policia. Përpjekjet e bluve për të negociuar me të moshuarin e armatosur kanë zgjatur mbi 40 minuta, por plaku, nuk ka pranuar të dorëzohet. Ai është mbyllur në dhomën e vet dhe ka qëlluar me të njëjtën armë edhe veten.
Ahmet Doda, i moshuari që i mori jetën djalit të të birit, mësohet se prej vitesh kishte hyrë në konflikt me djalin e tij, Saba, pikërisht për shkak të një ndërtesë që plaku e mbronte pasi sipas tij ishte e djalit tjetër, Besnikut. Përplasjet për pasurinë mes djemve të Ahmetit dhe vetë këtij të fundit, mësohet se kanë nisur prej shumë vitesh, ndërkohë që kanë bërë tentativa, ta zgjidhin edhe nëpërmjet gjykatës konfliktin mes tyre, konflikt që në fakt nuk u zgjidh, po u la të përfundonte me marrjen e jetës së një djali 20 vjeç.
Konflikti
Sipas të dhënave të pakta që ka bërë publike policia, mësohet se godina që shihni në foto, vend ku është vrarë edhe Roxhesi, është pronë e të gjithë familjes Doda, por atë e ka përvetësuar njëri nga djemtë e autorit të masakrës së djeshme, i cili mësohet se jeton në Amerikë. I ati i Roxhesit ka pretenduar prej vitesh se pasuria duhej të pjesëtohej në mënyrë të barabartë, gjë që plaku, Ahmet Doda nuk e ka lejuar, e për pasojë ky objekt është bërë edhe objekt gjykimi, që gjykata nuk e ka shqyrtuar fare.
Te marten Roxhesi i ka kërkuar pjesën e qirasë së personave që shfrytëzonin godinën, por plaku ka refuzuar, e për pasojë ka qëlluar mbi djalin. Konflikti mësohet se është regjistruar në gjykatë në vitin 2012, ndërsa në fillimin e tetorit të këtij viti, gjyqtari i çështjes, ka vendosur: “Kthimin pa veprim palës paditëse të padisë dhe akteve të saj, pasi padia është e paplotë. Padia sipas gjykatës, nuk është shoqëruar me dokumentin përkatës të pronësisë të lëshuar nga hipoteka; dokument ky që duhet të pasqyrojë regjimin juridik aktual të pronës objekt gjykimi”.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)