Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale pamje nga fushat e mbjella me luledielli nga fermerët në Sinaballaj, Rrogozhinë.

Rama shprehet se këto fusha pasqyrojnë potencialin bujqësor të zonës dhe i shtojnë vlerë turizmit lokal.

“Mirëmëngjes dhe me këtë pamje nga Sinaballaj, Rrogozhinë, ku fushat me luledielli pasqyrojnë potencialin bujqësor të zonës dhe krijojnë një peizazh të veçantë që i shton vlerë edhe turizmit lokal, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Vitet e fundit fermerët po rrisin interesin të investojnë edhe në kulturën e lulediellit, që është mjaft e kërkuar nga tregu ndërkombëtar.