Fushata brenda PD, Basha me demokratët e Matit e Bulqizës: Masakra zgjedhore, një padrejtësi

Në vijim të fushatës së tij brenda Partisë Demokratike, në garën për tu konfirmuar në krye të opozitës shqiptare, kryedemokrati Lulzim Basha ka folur për atë që ai e quan masakra elektorale.

Nga Burreli dhe nga Bulqiza, Basha ka thënë se 25 prilli ishte një betejë, përballë një kundërshtari politik i cili e trajtoi procesin zgjedhor si një masakër elektorale të përgatitur në detaje nga momenti i parë deri në momentin e fundit.

"I cili përdori kundër qytetarëve shqiptarë dhe në veçanti demokratëve  të gjithë arsenalin e shtetit, të buxhetit, të parave të korrupsionit, të bandave kriminale dhe të favoreve tjera të cilat ju i dini fare mirë dhe nuk ka nevojë t’i rreshtoj këtu, që nga tolerimi me kusht i rritjes së bimëvë narkotike, tek tolerimi me kusht i ndërtimeve pa leje, tek legalizimet për vota, tek blerja e mjerimit që ka mbjellë në sofrat Matjane për një  grusht parash e gjithçka tjetër. Po kështu shoh në sytë tuaj zemëratën për këtë padrejtësi që në fakt nuk iu është bërë vetëm demokratëve por Shqipërisë dhe shqiptarëve", tha Basha.

Sipas Bashës në këto kushte të vështira ku gjendet Shqipëria,  pas një procesi që s’i dha asnjë përgjigje pyetjeve të mëdha të shqiptarëve, mbetet përgjegjësia e PD që ta ndihmojë vendit.

"Misioni i ndryshimit mbetet misioni i demokratëve, mbetet misioni i Partisë Demokratike", tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:28
Vazhdon fushata për zgjedhjet në PD, me dy gishtat lartë, Basha pozon krah demokratëve në Peshkopi

Në kuadër të fushatës për zgjedhjet brenda PD, kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar takime me qytetarët në Qarkun e Dibrës.

Drejtuesi politik i PD-së në Dibër për zgjedhjet e 25 prillit, Xhelal Mziu, përmes rrjetit të tij social Facebook, ka publikuar një foto ku me dy gishtat lartë shfaqet Basha me një grup demokratësh

Me 2 gishtat lartë, Basha pozon krah drejtuesi politik të PD-së në Dibër për zgjedhjet e 25 prillit, Xhelal Mziu dhe demokratëve të tjerë.

“Fundjavë në qytetin e bukur të Peshkopisë bashkë me Liderin Basha”, shkruan Mziu, i cili ishte ai që shpërndau foton në rrjetin social Facebook.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • klaus: 29/05/2021 13:34

    Per cfar vjedhjesh flet mor Lyl....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!