Fushata, drejtori i policisë Bushati: Do të heqim Shkodrën nga harta e kultivimit të drogës

Fushata, drejtori i policisë Bushati: Do të heqim Shkodrën nga harta e kultivimit të drogës

Drejtori i Policisë Vehbi Bushati dhe kryetarja e bashkisë Shkodër Ademi gjatë takimit sensibilizues

Drejtoria e Policisë Shkodër në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër zhvilluan një takim sensibilizues për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike. Takimi u zhvillua në Bibliotekën e Universitetit "Luigj Gurakuqi", ndërsa të pranishëm ishin kryetarja Voltana Ademi, administratorët e njësive administrative të Bashkisë Shkodër, si dhe drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Policisë Shkodër, Vehbi Bushati.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë Shkodër u shpreh se “Qëllimi kryesor është heqja njëherë e mirë e Qarkut Shkodër nga harta e kultivimit të kanabisit”. Qarku i Shkodrës, veçanërisht zona e Dukagjinit ka qenë në hartën e kultivimit të kanabisit nga trafikantët, ndërsa këtë vit, sipas institucioneve ligjzbatuese objektiv është që të parandalohet plotësisht.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 30/03/2018 16:32

    Ore hiqni njeher Vloren ju pa lereni shkodren vlora e para pastaj shkodra se u shuan djemt e nenave po vriten per barishte lan nam

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'