Veliaj në 'Repolitix' sfidë Metës: Hajde garo për kryetar bashkie, të shohim kush është më i mirë! Do e bëj Bashën votues të PS! PD s'ka ngritur padi ndaj meje, por dosjet i kam gati

TIRANË- Dosjet i ka gati për t'u përballur në gjyq me kryedemorkatin Lulzim Basha për akuzat se ka shpifur, edhe pse konfirmon se ndaj tij nuk është ngritur asnjë padi, por janë vetëm deklarata në media të PD. Kryebashkiaku Erion Veliaj i ftuar në "Repolitix" në ekranin e Report Tv, tha se mezi e pret që të shkojë në gjykatë dhe të vërtetojë se si Basha u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë, se si ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë dhe se i ka dhënë leje vetes për shtëpi e ka bërë kate shtesë.

"I qëndrojë akuzave për PD-së, nuk ka asnjë padi ndaj meje. I kam dosjet gati se deri tani janë deklarata për shtyp, i kam dosjet dhe provat", tha Veliaj në Report Tv.

Një ftesë publike ka pasur për presidentin Ilir Meta, që të garojnë "ballë për ballë" në zgjedhjet e ardhme për kryebashkiak në Tiranë dhe nga këto zgjedhje do të shikohet se kush është më i mirë. Kjo sfidë vjen si rezultat i akuzave të shumta që kreu i shtetit ka bërë ndaj tij për shumë punë të kryeqytetit. Gjuhën e përdorur nga Meta, Veliaj e ka cilësuar si një retorikë përçarëse, që shkon përtej kompetencave të tij.

"Është një gjuhë e padenjë për një president, presidenti Moisiu nuk do fliste kurrë kështu. Meta ka humbur fokusin, merret me Astirin, Teatrin, president që do të bëjë punët që janë poshtë tij s'kisha parë. Më shumë do të japë mend për punët e tjerëve, se për atë që është caktuar. Gjuha përçarëse, fyese, nuk i shkon Metës. Hajde garo për kryetar Bashkie dhe të shohim kush është më i mirë", tha Veliaj përballë gazetarit Denis Minga. Kjo sfidë e ka marrë përgjigjen nga Presidenca, duke thënë se "Veliaj është një kundërshtar shumë i lehtë, aq sa mundet nga Ilir Vrenozi, personazh i njohur në rrjetet sociale".

Përtej Ilir Metës, për të cilin vlerësimin e vetëm e ka si kryetar të LSI-së, kundërshtar të tij shikon Lulzim Bashën. Ai shprehet se do përpiqet që të bëjë Bashën votues të PS-së, edhe pse në praktikë duket se i pamundur. Në argumentet e dhëna për të deklaratë të fortë, Veliaj thotë se gjatë qeverisjes së PS-së, basha ka krijuar një pasuri shumë herë më të lartë se në kohën kur në pushtet ishte PD. "E vërteta është që patjetër që do mundohem ta bëj edhe Bashën votues të PS-së. Mjafton të shohësh asetet e tij dhe ekonominë e tij, edhe shtëpitë i janë shtuar, edhe ekonomia, si në deklarimin e pasurive, edhe të familjarëve të tij është rritur", shtoi veliaj. Ndalur te deklarata e kryeministrit Edi Rama, se "do e shpëtonte Bashën nga Meta dhe Kryemadhi", për Veliaj ishte një shprehje e dhembshurisë, pasi ka humbur shumë herë zgjedhjet, dhe jo dorë e shtrirë për koalicion.

VIDEO/Intervista e plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:11
Veliaj: Pas 25 prillit, Meta dëshiron të bëhet kryeministër, Berisha president (VIDEO)

Sipas Veliajt Ilir Meta po kërkon që pas 25 prillit ai të bëhet kryeministër dhe Sali Berisha president.

"Do bëj një rikthim të tretë të Sali Berishës, sipas Metës ishte ajo që tha që Sali President, ai kryeministër, u tregoi se janë koalicioni i vjetërsirave, i njerëzve që kanë qenë për 30 vite dhe kanë provuar të gjitha pushtet", tha Veliaj.

Ora 22:19
Veliaj: Do doja që zgjedhjet në Amerikë t'i fitonte Joe Biden, ja pse (VIDEO)

 Përtej politikës shqiptare, Veliaj ka shprehur hapur se dëshiron që zgjedhjet në SHBA t'i fitonte Joe Biden. " Unë jam i majtë dhe s'kam asnjë sekret, unë besoj që e majta progresiste ka pasur mundësi të shërojë Amerikën jo vetëm nga hendeku racor, apo mes gjinive, jemi lidhur që në kohën e Bill Clinton, por ka pasur shumë Republikan që kanë mbështetur shqiptarë. Besoj të Joe Biden, shoh një mik shumë të mirë të shqiptarëve", tha Veliaj.

Ora 21:48
'Do e shpëtoj Lulzim Bashën'/ Veliaj komenton deklaratën e Ramës: E tha nga dhembshuria, jo dorë e shtrirë për koalicion (VIDEO)

Nuk ka një dorë të shtrirë për koalicion. Deklara e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS-së, se "do të shpëtojë Lulzim Bashën" nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, për Erion Veliaj është shprehje dhembshurie.

"Dikush që është i pafuqishëm, hera e pestë që humbet zgjedhjet, me u rrah si gomari në duhan, të shijon vuajtja dhe dhimbja, ishte shprehje dhembshurie të dikujt që ka një sindrome Stokholmi. Nuk ka shpjegim tjetër. Në parti që është rrahu 5 herë, do priste biletën në Holandë.  Pas humbjes së prillit, do të ketë tjera hallet, do duhet të zgjidhe lidershipin, do të jetë betaj për cintegrimin e PD, nuk më duken të shqetësuar për Shqipërinë", tha Veliaj.

Ora 21:47
Veliaj: LSI grupim qesharak! Nuk ishte kështu kur drejtohej nga Meta, po shpërbëhen si sheqeri në ujë (VIDEO)

Presidentin Ilir Meta, e vlerëson, por si kryetar i LSI-së, jo si në krye të shtetit, Sipas tij, gjatë kohës që drejtonte këtë forcë politike LSI ka qenë më e mbledhur, ndërsa sot është shndërruar në një grupim qesharak.

"Po shpërbëhen si sheqeri në ujë, se nuk i mbajtën premtimet. Kur ishte Meta kryetar partie gjëra të tillë nuk ndodhin, pastaj u bë një grupim qesharak. një stallë me lepuj dhe aty nuk jem më asnjë, nuk i shoh në terren dhe kur i kam njohur nga ish bashkëpunimi në bashki, i shoh të zhgënjyer. nuk kandidojnë në vendet ku kanë kandiduar më parë,se nuk kanë mbajtur premtimet. ne nuk e bëjmë ketë. Nuk kanë asnjë figurë drejtuese, janë në pikë të hallit", tha Veliaj.

Ora 21:35
Veliaj: Basha kur nuk qullosi gjë në Bashki, ça do bëj në qeveri (VIDEO)

Për kryebashkiakun Erion Veliaj, opozita është rrënuar moralisht për shkak se i vetmi i fituar në të gjithë betejat që ka bërë, ka dalë vetëm një i fituar dhe ai është kryetari, Lulzim Basha.

"Opozita e rrënuar moralisht, kur shikon shtëpinë të Gjirin e Lalzit, bllokon Astirin pastaj kap një makinë, kur vetëm demokratët i dënojnë me votë veprime të tilla tregojnë se PS është e vetmja që po rritet. Nuk ndihem keq që po reduktohet, ka një hendek shumë të madh mes një partie që i ka shërbyer popullit, dhe një tjetër që punon për të pasuruar një vend. Nuk erdhi dy vite në Këshillin Bashkia, dhe kur ia jep punën nuk e bën.  Kur nuk qullosi bashkinë, ca do bëj", tha Veliaj.

Ora 21:35
Veliaj ftesë Metës: Hajde garo për kryetar Bashkie në Tiranë dhe të shohim kush është më i mirë (VIDEO)

Nuk ka kursyer edhe ironitë për presidentin Ilir Meta, teksa i ka bërë një ftesë që të përballen "kokë më kokë" për Bashkinë e Tiranës.

"Është një gjuhë e padenjë për një president, presidenti Moisiu nuk do fliste kurrë kështu. T’i thuash kundërshtarit buburrec, është fjala që përdornin në gjenocidin “Hutu dhe Tutsi” (Ruanda), pra në pragun e gjakderdhjes më të madhe të kohëve moderne, një palë i thoshte palës tjetër buburrec. Kështu që ky është një fjalor i padenjë, një fjalor përçarës dhe është jashtë kornizës së presidentit, duhet të jetë aty si uniteti kombëtar, jo si përçarësi kombëtar. Meta ka humbur fokusin, merret me Astirin, Teatrin, president që do të bëjë punët që janë poshtë tij s'kisha parë. Më shumë do të japë mend për punët e tjerëve, se për atë që është caktuar. Gjuha përçarëse, fyese, nuk i shkon Metës. Hajde garo për kryetar Bashkie dhe të shohim kush është më i mirë . Flet kot për Vojo Kushin. Unë vetë kam shkuar dhe kam hequr lloton që kishte eklipsuar bustin e Vojo Kushit ish-deputeti i LSI-së, i Bulqizës, Përparim Spahiu që po ndërtonte dhe po i hipte sipër Kushit. Shkova dhe ia hoqa kioskën. I thashë s’mund t’i hipësh sipër siç ia hipi ai tankut. Kështu që ka diçka që nuk shkon këtu. Këtej flet për Vojo Kushin, andej shkojnë e ia hipin busteve”, tha Veliaj. 

Ora 21:33
Sa peshë do të ketë në listat e PS pas Ramës? Veliaj jep përgjigjen në 'Repolitix' (VIDEO)

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj foli përmes studios së "Repolitix" në Report Tv, për peshën që do të ketë në listat e Partisë Socialiste.

Veliaj tha se ai do të jetë si çdo anëtar tjetër që do të marrë pjesë në vlerësimin e deputetëve.

"Si çdo anëtar i Partisë Socialiste edhe unë do të marr pjesë në vlerësimin e deputetëve. Ne kemi një sistem online ku secilit anëtar i ka vajtur kodi i votimit dhe duhet të japë një vlerësim për të gjithë deputetet, në dallim nga të një pjesë e publikut që njohin vetëm deputetët e zonës. Një nga arsyet që po bëj këtë turn është për të parë se në çfarë situate jemi. Deri tani jam shumë i kënaqur nga mënyra se si e kam gjetur shëndetin e Partisë Socialiste, ky turn do të vijojë deri në mes të nëntorit, ku unë bashkë me shtabin e PS-së bëj një inspektim të punës dhe nesër do shkoj të shoh se si po ecën rindërtimi në Shën Gjergj. Është një miks midis punës publike po edhe një vlerësim se si po funksionojnë strukturat tona, sigurisht që unë do të jap një opinionin tim. Ama unë besoj fort se skuadra e Tiranës është një nga listat më të mira, me deputetë që hapin telefonin.

Një nga arsyet që njerëzit do votojnë PS-në se është '96 ku rriheshin në sheshin Skënderbe dhe PS detyrohej ti bënte mitingjet vetëm tek Ali Demi. PS nuk ikën kurrë përgjegjësive, se është në opozitë dhe rrihet, se është në mazhorancë dhe i shërben me përulësi popullit, ndryshe bëjnë ata që i ikin përgjegjësive. Kushdo që voton duhet ta pyesë veten, kaq e pavlerë është vota ime që duhet ta jap për këta, që fare mirë mund të ikë prapë nga parlamenti, mund të ikë prapë nga bashkia, apo prapë nga zgjedhjet. Me PS kjo nuk ndodh se kur vriteshin socialistët në bulevard, se kur ishte Gërdeci, ne nuk jemi tërhequr kurrë nga përgjegjësitë dhe në këtë kohë pandemie e tërmeti që na ranë", tha Veliaj.

Ora 21:25
Veliaj: Edhe Basha jeton më mirë me PS në pushtet! PD s'ka ngritur padi, janë vetëm deklarata në media (VIDEO)

Për kryebashkiakun Erion Veliaj ka bërë me dije në Repolitix se ndaj tij PD-ja nuk ka ngritur asnjë padi, për akuzat ndaj kryedemorkatit Lulzim basha. Sipas tij, të gjitha janë vetëm deklarata për mediat. Ai tha se PS-ja në pushtet ka punuar aq mirë sa dhe vetë Basha sot jeton më mirë se kur PD ishte në pushtet.

"E vërteta është që patjetër që do mundohem ta bëj edhe Bashën votues të PS-së. Mjafton të shohësh asetet e tij dhe ekonominë e tij, edhe shtëpitë i janë shtuar, edhe ekonomia, si në deklarimin e pasurive, edhe të familjarëve të tij është rritur. Patjetër që nëse më pyet si një njeri që është në fushatë, patjetër që do synoj, nuk e di nëse ia dal, por i kam vërtetuar publikut që edhe ai jeton më mirë me PS, jo më të tjerët që në PD nuk kishin shans. Në kushtet kur kritizeri më i madh i qeverisë, vetëm i ka rritur asetet në opozitë, do të thotë që gjërat janë relativisht mirë, në një vend ku kritiku më i madh, ose ai që pretendohet që është zëvendësuesi, vetëm është pasuruar nën një qeveri socialiste, thjesht dëshmon që mirëqenia në këtë vend është e tillë sa edhe kundërshtarët jetojnë mirë, jo më të diskutohet që kundërshtarët të vriteshin si në 21 janar, apo të hidheshin në erë si në Gërdec, apo që të detyroheshin të bënin takime vetëm te fusha e Ali Demit. I qëndrojë akuzave për PD-së, nuk ka asnjë padi ndaj meje. i kam dosjet gati se deri tani janë deklarata për shtyp, i kam dosjet dhe provat dhe prandaj jam i bindur që dhe Basha është cështje kohe të jetë me PS se i ka parë hajrin. Për të gjitha arsye unë do i provojë PD që dhe lideri i tyre jeton më mirë se kur ata ishin në pushtet", tha Veliaj.

Ora 21:17
S'ka ndryshim të kryesisë së PS/ Veliaj: Do ishte si të ndërronim kuajt në mes të betejës! Gara është shtrirë në rrafshe të tjera (VIDEO)

Kryebashkiaku Erion Veliaj është ndalur të komentojë edhe vendimin në Asamblenë e PS-së, për të mos ndryshuar Kryesinë. Sipas tij, kjo do të ishte si të ndërroje "kuajt në mes të betejës". Për Veliaj, gara është shtrirë në rrafshe të tjera.

"Është si të ndërrosh kuajt në mes të betejës. Ne kemi vendosur që garën do e mbajmë pas 7 muajsh, ndërsa gara elektorale të ekipit ne kemi hapur garën. Kam folur me përfaqësues në emigracion, garë për ata që duan të kontribuojnë. Mëse do bëjmë edhe një garë për këtë, mendojmë që do ishte zhvendosje nga ajo që quhet gara reale, për mandatet e deputetëve apo dhe ato që duan të vijnë në parlament nga emigracioni", tha VeliaJ.

Ora 21:10
Veliaj 'thumbon' PD: Gëzon kur ikin figura të rëndësishëm, ne jemi 'edhe një' (VIDEO)

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka hedhur akuza për kundërshtarët, sipas së cilit ato kanë shumë ndryshime në filozofinë e mendimit.

"Pala tjetër gëzohet për çdo njeri që ikën, ne gëzohemi që kjo është hera e parë që PS nuk përçahet, përkundrazi edhe një. Ata mendojnë se duke larguar njerëz kanë një shans për të fituar ne mendojmë të kundërtën. Kjo është filozofia jonë. "Edhe një edhe një". Unë edhe ty do të qepem, se çdo njeri është një kontakt si mund ta bëjmë vendin më mirë", tha Veliaj.

Ora 21:09
Afrimi i artistëve me PS/ Veliaj: Janë aktivist, jo domososhmërisht do jenë deputet (VIDEO)

Kryebashkiaku Erion Veliaj është ndalur te afrimi i artistëve pranë PS-së. Ai u kujdes të saktësonte se gjithë personat e afruar jo domosdoshmërisht do të jenë deputet për Tiranën.  
 

"Së pari këta qytetarë që janë bashkuar, nuk do bëhen të gjithë deputetë, se i bie që në 194 ditë që na kanë ngelur deri ditën e zgjedhjeve, unë çdo ditë do kem një anëtar të ri të PS që është një personazh i njohur dhe që do të angazhohet, i bie që 194 deputetë, përfshij këta 30 që kam prezantuar deri tani, t’i nxjerri vetëm Tirana. Ju e dini që është e pamundur. Këtu nuk bëhet fjalë për kandidatë për deputetë, këtu bëhet fjalë për aktivistë. Aktivist nuk do të thotë të jesh vetëm deputet. Po shikoja Madonën e cila kishte votuar me postë për Biden Harris, po shikoja Robert De Niro që është aktivizuar në fushatë, Bono që është gjithmonë i aktivizuar në fushatë. Shumë prej aktivistëve të ndryshëm botërorë, ose njerëz që kanë një reputacion publik, nuk mund të rrinë indiferentë kur vendi ka vendimmarrje të mëdha. Ato janë aty për të thënë “mund të jemi ta painteresuar për t’u bërë deputet, por jo për shkollat apo fëmijët. Pala tjetër gëzohet për çdo njeri që ikën, ne gëzohemi që kjo është hera e parë që PS nuk përçahet, përkundrazi edhe një. Ata mendojnë se duke larguar njerëz kanë një shans për të fituar ne mendojmë të kundërtën. Kjo është filozofia jonë. “Edhe një edhe një”. Unë edhe ty do të qepem, se çdo njeri është një kontakt si mund ta bëjmë vendin më mirë", tha Veliaj. 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TA RRAS LALA: 14/10/2020 10:59

    O ARSEN GAMOR MË TË ZGJUT SE TY NUK KISHA PAR NË JETËN TIME. ERJON VELIAJ KA MBARUAR SHKOLLËN UNIVERSITETIN NË HAVARD ME SHOK BANKE QË JAN SENATOR AMERIKAN E KA MBARUAR SHKOLLËN ME REZULTATE EKSELENT O GAMORI ARSEN. A E KUPTON TI SE KUSH ËSHTË ERJON VELIJAJ ME FAKTE JO ME LLAFET E NJË GAMORI SI TY. UN E NJOF PERSONALISHT ERJONIN SE KAM LIND NË AMERIK. E ERJONI JO ËSHTË I ZGJUAR PO ËSHTË ZHENI O GAMORI ARSEN. PO KSHU ËSHTË KUR NGRIHEN KOMËT E I BIN KOKËS. HAJT KULLOTJE TË MBAR O ARSEN.

    Përgjigju
  • Arsen: 14/10/2020 07:10

    Sa i zgjuar per bese! Po ta kishte pare Sokrati i lashte, do ti kishte rene kembes. Noli do kishte shkulur mjekrren dhe Servantesi do e kishte quajtur gomarin Sañco Veliaj.

    Përgjigju
  • BENI: 14/10/2020 00:22

    NE C'DO TAKIM QE TE BESH ERION VELIAJ PERMENDE PERHERE QE BASHA FITOI 4 SHTEPI NE KOHE PANDEMIE,,,DHE PASTAJ TE CICEROI KY BASHA KY HAJDUT I POSHTER....

    Përgjigju
  • vera: 13/10/2020 23:58

    PER C'FARE E VLERESON ILIR METEN O ERION ,,E VLERESON PER VJEDHET QE BERI KUR ISHTE MINISTER I ENERGJITIKES,,,APO E VLERESON PER VIDEON QE I NXORRI PRIFTI ,,PREJ TE CILES U VRANE 4 SOCIALISTE NE BULEVARD NGA KRIMINELI SALI BERISHA,,,MOS E SHIT GJAKUN E SOCIALISTEVE TE NDERSHEM E TE NDERUAR.....///

    Përgjigju
  • lali fiku: 13/10/2020 23:16

    Shume super xhiro ke more o lali po kujdes se thy turit kur ec shpejt, ske buc per meten o shpirti vogel , ai hudhi nanon jo ju dy motrat ( lali & edi) eshte burre ai jo gru keshtu qe sbon dot krahasime

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën