Fushata e Olldashit e Bashës 
bazohet në akuzat kundër Ramës

Fushata e Olldashit e Bashës <br />bazohet në akuzat kundër Ramës
TIRANE- Kur kanë mbetur edhe 10 ditë nga zgjedhja e kryetarit të ri të PD-së pas dorëheqjes së Berishës Sokol Olldashi si dhe Lulzim Basha kanë vijuar fushatën e tyrë me takimet në bazën e partisë në gjithë vendin.

Olldashi nga qyteti i Peshkopisë dhe i Bulqizës vijoi me akuzat ndaj koalicionit PS-LSI si dhe u mundua të bindë anëtarësinë e partisë së do të garantojë një opozitë të fortë ndaj Edi Ramës.

“Edi Rama është i njëjti prototip politik që ka prodhuar korrupsion, abuzivizëm, klientelë politike dhe kërcënimi që iu bë Njazi Kosovrastit, përfaqësuesit të Partisë Demokratike në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, nxori në sipërfaqe fenomenin e ri të PS-së, atë që ne kemi paralajmëruar gjatë gjithë fushatës që brenda listës së Partisë Socialiste janë të paktën 30 njerëz me precedent të fortë kriminalë”, deklaroi Olldashi.

Ndërkohë pas takimit në Bulqizë, Olldashi tha se me marrëveshjen e 1 prillit PS-LSI rithemeluan partinë mëmë. “Me marrëveshjen e 1 prill PS dhe LSI rithemeluan partinë e tyre mëmë dhe nga ky moment është detyrë e Partisë Demokratike, që ta fokusojë këtë koalicion si e keqja e këtij vendi dhe ta luftojë këtë koalicion si e keqja e këtij vendi me të gjithë fuqinë e vet politike. Kjo është ajo që unë kam deklaruar, kjo është ajo që unë besoj”, tha Olldashi.

Më herët Olldashi u takua dhe me strukturat e partisë në Qarkun e Gjirokastrës. Ndërkohë që dhe rivali i tij, Lulzim Basha gjatë takimeve të tij me anëtarësinë e PD në njësinë bashkiake numër 2 në kryeqytet apeloi për mbështetje të tij si kryetar i PD.

Nuk munguan as akuzat ndaj liderit të së majtëve si dhe rrezikun e largimit nga puna të administratës.

Ndërkohë që nga Qarku i Beratit, ku Basha mbajti takimet me demokratët, tha se Rama do të japë llogari për çdo abuzim. “Demokratët e kanë kuptuar shumë mirë, tani kuptoje edhe ti shumë mirë, se për çdo person mbi të cilin do të godasë abuzivizmi yt, për të cilin je i famshëm në Tiranë, do të japësh llogari ligjore, financiare dhe politike para opinionit publik. Çdo orë e çdo minutë, demokratët do i kesh mbi kokë, për 300 mijë vende pune që ke premtuar, për heqjen e taksës së biznesit të vogël., për shëndetësinë falas për çdo qytetar dhe të gjithë premtimet e tua piramidale që e dinë që sot që s’ke ndërmend t’i mbash dhe ky do të jetë momenti, vëllezër e motra kur ne nuk do të jemi vetëm, Partia Demokratike në opozitë, por Partia Demokratike në qendër të një fronti të gjerë opozitar, në fakt në qendër të mazhorancës morale të shqiptarëve”, tha zoti Basha.

Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë