'Një jetë në errësirë' për punonjësin social të Lezhës, i cili humbi shikimin që 9 vjeç: E vështirë të jesh i pavarur, por jo e pamundur

Për shkak të një sëmundje, Bashkim Dervishi e ka humbur shikimin kur ishte 9-vjeç. Asokohe iu desh të shkëputej nga familja në Zejmen të Lezhës dhe të ndiqte shkollën në Institutin e Shikimit në Tiranë.

Vitet kanë kaluar jo pa vështirësi, por pavarësisht të gjithave, Bashkimi Dervishi ka arritur të përfundojë studimet e larta dhe të punojë në administratë.

"Fillimisht kam krye klasën e parë dhe të dytë në një shkollë normale, pastaj më humbjen e  shikimit më është dashur ta filloj rishtazi në institutin e të verbërve në Tiranë. Pastaj kam kryer gjimnazin dhe Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë dhe kam mbaruar edhe bachelor për jurisprudencë", tha Dervishi.

42-vjeçari arrin te lëvizë pa shoqërues dhe të kryejë të gjithë detyrat e angazhimet e përditshme.

"Që në 2006 që kam filluar punë u bën gati 15 vjet që ndjek të njëjtin itinerar Zejman-Lezhë, në mjediset ku shkel për të herë të parë vendos disa pika referimi dhe më pas nuk është problem me lëviz", tha ai.

Ai është baba i tre fëmijëve, të cilët gëzojnë shëndet të plotë. Aktualisht është punonjës social në shkollën 9-vjeçare "Besëlidhja" në qytetin e Lezhës. Falë programe të posaçme, Bashkim Dervishi përdor pajisjet elektronike.

"Për sa i përket kompjuterit ekziston një program që ka akses në leximin e shkrimit për të verbrit. Vullneti dhe duke sakrifikuara shumë e kam mësuar. Është e vështirë por jo e pamundur, duhet t'i vendosësh vetës disa objektiva", u shpreh Dervishi.

Ai tregon se nuk është ndjerë asnjëherë i diskriminuar në shoqëri.

"Jo nuk e ndjej këtë pjesë, jam i mirë integruar", tha ai.

Ndërsa shqetësimi kryesor mbetet mungesa e infrastrukturës së përshtatshme për të verbrit.

"Vështirësitë janë pasi ka mungesë së sinjalistikave që janë të nevojshme në rrugë e trotuar për të verbrit", tha Dervishi.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë