Kandidatët e PS dhe koalicionit Meta-Berisha për bashkinë e Himarës kanë mbajtur takimet e tyre elektorale me qytetarët e zonës, të cilëve u kanë premtuar intestime në fusha të caktuara nëse vijnë në pushtet.

Kandidati i PS, Jorgo Goro i shoqëruar nga deputetët e qarkut të Vlorës Blendi Klosi dhe Vullnet Sinaj, është ndalur në një takim me banorë të Lukovës të cilëve u ka premtuar se do të merret me çështjen e pronave një prej problemeve kryesore të zonës si dhe shtoi se do të siguronte investime të reja në zhvillimin e turizmit dhe agroturizmit.

Deputeti Blendi Klosi theksoi gjatë fjalës së tij se përballë Jorgo Goros, qëndron Fredi Beleri duke shtuar se ky i fundit përveç problemeve me ligjin problemin më të madh ka faktin që përfaqëson dyshen Meta-Berisha.

Ndërsa nga ana tjetër Fredi Beleri,  kandidati i koalicionit Meta-Berisha ka zhvilluar një takim me banorët e Vunuoit të cilëve u ka premtuar projekte për zhvillimin e fshatit nëse zgjidhet në krye të bashkisë.

Si përgjigje kundrejt kërkesave të vetë banorëve kandidati Beleri ka treguar disa prej premtimeve të kryetarit të Bashkisë Goro 4 vite më parë. Sipas tij nga 17 zotime është përmbushur vetëm një.Sot sipas Belerit, Vunoi, si ajka e turizmit nuk ofron më turizëm në shërbim të vendasve, teksa mungon mbështetje edhe për buqësinë, blegotorinë dhe agroturizmin.

“Nga 17 pikat që ka ka bërë vetëm rritjen e ndihmës sociale. Pra shuma e ndihmës sociale prej rreth 35 mijë lekësh është e vetmja pikë që ka bërë në program. Çështja e tokës për mua duhet të jetë e zgjidhur, nuk ka zhvillim pa këtë. Partia nuk ka tokë për të dhënë. Prandaj kjo gjë nuk po bëhet se nuk duan ta bëjnë’- u shpreh Beleri.