Flamur Hoxha, drejtuesi politik dhe kryesuesi i listës së PD në Kukës, ka zhvilluar takime me qytetarët e Kukësit.
Fillimisht është takuar me banorët e Kolesjanit dhe i ka bërë thirrje të bashkohen më programin e demokratëve, pasi sipas tij Rama po e shpopullon vendin.
Hoxha ka zhvilluar edhe një takim në Ujmisht, ku i foli banorëve për programin e PD në zonat rurale, për bujqësinë dhe blegtorinë. Ai premtoi se do të shtojnë vendet e punës kryesisht për të rinjtë.
Gjatë takimit të zhvilluar në fjalët e tij ai tha se Rama mashtroi qytetarët, dhunoi dhe premtoi 300 mijë vende pune por sipas tij ka larguar nga vendi 500 mijë shqiptarë.
“Pushteti i Rilindjes u futi në borxh për energjinë kur nga ujërat tona furnizohet me energji i gjithë vendi. Rama na mashtroi, dhunoi, premtoi 300 mijë vende pune por largoi nga vendi 500 mijë shqiptarë.”, tha Hoxha gjatë takimit.