Fushata, Kryemadhi në Prrenjas:
Këtu nuk ka as ujë, zonë e harrua

Fushata, Kryemadhi në Prrenjas:<br />Këtu nuk ka as ujë, zonë e harrua
Deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte e pranishme në prezantimin e studimit të fizibilitetit të ujësjellësit të ri në Rrajcë të Prrenjasit.
 
Duke folur për mediat pas këtij takimi, Kryemadhi tha se bëhet fjalë për një investim që i jep entuziazëm dhe shpresë banorëve të komunës Rrajcë, që është një nga zonat më të bukura të Prrenjasit.
 
"Ky projekt u jep një lloj entuziazmi banorëve të komunës Rrajcë, të cilës të mendosh që është një nga zonat më të bukura, por edhe më të varfra.
 
Njëkohësisht mungesa e ujit, mungesa e infrastrukturës, e bën më të lodhur e më të drobitur si zonë.
 
Por ky projekt ishte si një lloj shprese që u jepej banorëve dhe shpresoj që sa më shpejt të realizohet.
 
Është një projekt i bërë me FSHZH-në, me Bankën Gjermane KfË dhe me ndihmën e Bashkisë së Përrenjasit.
 
Është një mundësi për të parë diçka ndryshe, një mundësi për të parë një gjë të bukur, por njëkohësisht duke parë dhe anën tjetër të medaljes; mungesën e investimeve në gjithë këto vite tranzicion që kanë ndodhur në Shqipëri, gjë që na vret edhe ndërgjegjja.
 
Një zonë sa punëtore, por edhe aq arsimdashëse, kjo na krijon edhe një lloj obligimi më të madh për të pasur vëmendjen drejt këtyre zonave që janë të harruara në momente të caktuara
”, - shtoi Monika Kryemadhi.
 
Bëhet fjalë për një projekt nga i cili do të përfitojnë ujë të pijshëm 6844 banorë të fshatrave; Kovanik, Skënderbej, Gjashtëliz, Rrëzë, Sutaj, dhe Rrajcë.
 
Investimi për këtë ujësjellës kap vlerën 3.233.790.000 lekë. Rreth 70% e kësaj vlere mbulohet nga banka gjermane KfË, 20% nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe 10% nga Bashkia Prrenjas.


kryemadhi 

kryemadhi

kryemadhi

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0