Fushata kundër informalitetit të pagave, Ibrahimaj: Është rritur deklarimi për 5536 punonjës në nëntor 2019

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve lajmëroi se nga monitorimi paraprak i të dhënave të deklaruar vërehet një përmirësim i ndjeshëm në deklarime, ndërsa është rritur paga për 5.536 punonjës ose 34% e punonjësve të deklaruar deri në nëntor 2019. Efekti total për këto tatimpagues është mbi 44 milion lekë për muajin nëntor.

Gjatë një inspektimi në terren Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj tha se prej muajit tetor Administrata Tatimore ka evidentuar riskun e nëndeklarimit të pagave në një grup prej 20 profesionesh duke vërejtur se fushata e antiinformalitet në sektorin e pagave rezultoi e suksesshme.

Sipas Drejtorisë së Tatimeve për të rritur ndërgjegjësimin e punëdhënësve dhe punëmarrësve janë dërguar letra të personalizuara sensibilizuese 11.941 tatimpaguesve për 19229 punonjës të tyre, përmes të cilave janë ftuar të ndryshojnë deklarimet, drejt përmbushjes.

Më tej Ibrahimaj sqaroi se Adminsitrata Tatimoreka qasje  për të mos penalizuar, por ndërgjegjësuar subjektet mbi rëndësinë e deklarimit real të pagave. Kjo nisëm  e AT për rritjen e deklarimit të pagave do vazhdojë edhe me hapa të tjerë sensibilizues dhe në raste të riskut të lartë do të ndiqet përmes strukturave të Hetimit Tatimor.

Ibrahimaj siguroi se krahas lehtësirave përmes shërbimeve online, tatimpaguesit do të jenë në qendër të vëmendjes përmes Drejtorisë së Shërbimit për tatimpaguesit në ndërgjegjësimin dhe informimin paraprak mbi elementët e riskut në deklartimet e tyre tatimore.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë