Terrorizuan Shkodrën duke qëlluar me armë në ajër, arrestohet Viktor Marku e 2 kushërinjtë e tij! Në 2020 u prangos për vrasjen e Hekuran Billës, por u la i lirë

Terrorizuan Shkodrën duke qëlluar me armë në ajër, arrestohet Viktor Marku e 2 kushërinjtë e tij! Në 2020 u prangos për vrasjen e Hekuran Billës, por u la i lirë

Viktor Marku dhe makina me të cilën lëvizte me dy kushërinjtë

SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri ka pasur në orët e para të mëngjesit të sotëm (3 gusht 2024)  në afërsi të bustit të Prekë Calit në Shkodër. Viktor Marku është personi që qëlloi në ajër me armë. 

Përveç Markut, u arrestuan dhe të dy persona të tjerë, dy djemtë e xhaxhait të tij, vëllezër mes tyre, Ndok dhe Lekë Marku. Në një automjet tip BMW është gjetur një gëzhojë arme me të cilën dyshohet se është qëlluar.

Policia informoi pasdite se kanë qëlluar në ajër në gjëndje të dehur.

Marku ka qenë i dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës në Tiranë. Ai u lirua për mungesë provash nga Gjykata e Tiranës ndërsa mbrëmjen e djeshme ka qëlluar në drejtim të personave që u konlfiktua, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Vrasja e Hekuran Billës
Viktor Marku dhe nipi i tij Sebastain Mali u arrestuan për atentatin e vitit 2020 në Komunën e Parisit në Tiranë, ku mbeti i vrarë Hekuran Billa. Mali e Marku u prangosën pas dyshimeve se e nxorën në pritë Billën me një vajzë. Kjo e fundit ishte infiltruar nga hasmi për ta nxjerrë biznesmenin në pritë. Fillimisht në dëshminë e saj ajo u shpreh se ishte paguar nga Viktor Marku, për t'i qëndruar pranë Billës, por më pas përpara prokurorëve ka mohuar kategorikisht përfshirjen e saj në këtë vrasje, teksa ka hedhur poshtë dhe zërat se ajo ishte paguar për të nxjerrë në pritë viktimën. Hekuran Billa ishte në hasmëri me Viktor Markun, pasi në vitin 2006 ka marrë pjesë në vrasjen e vëllait, Pal Marku në Angli.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:56
Shkodër/ Policia jep informacion për arrestimin e Viktor Markut! Në pranga dhe 2 kushërinjtë e tij, vëllezër

1722680449_viktormarku.jpg

Viktor Marku, foto arkiv

Shkoder- Policia e Shkodrës arrestoi Viktor Markun, dhe vëllezërit Ndok dhe Lekë Marku që ishin kushërinjtë e tij i autorë të të shtënave me armë në ajër që terrorizuan qytetin në orët e para të mëngjesit të sotëm (3 gusht 2024), në afërsi të bustit të Prekë Calit në Shkodër, sheshi që mban të njëjtin emër.

Policia thotë se të tre kanë qëlluar në gjëndje të dehur ndërkohë në mëngjes u mësua se të shtënat kanë ndodhur pas një konflikti me disa persona. 

Në vijim të veprimeve hetimore,  specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër bënë arrestimin e shtetasve të shoqëruar, të dyshuar si autorë të ngjarjes, konkretisht shtetasit: Viktor Marku, 38 vjeç,  person me precedent kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe të vëllezërve  Ndok Marku, 48 vjeç e  Lekë Marku, 35 vjeç,  të tre banues në Shkodër. Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, dyshohet se këta shtetas, në gjëndje të dehur kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, informoi sot policia e Shkodrës.
 

Në 2020 Marku u arrestua u dyshua se kishte marrë pjesë në atentatin ndaj Sebastian Malit në Komunën e Parisit në Tiranës por më pas u la i lirë për mungesë provash.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?