Vazhdon dorëzimi vullnetarisht i armëve dhe municioneve në të gjithë vendin pas afatit që ka vendosur Ministria e Brendshme deri në 30 Prill 2017.
 
Në komisariatet e policisë Lezhë dhe Mirditë janë dorëzuar dje armë të rënda e të lehta si dhe municion luftarak.

Gjatë ditës së djeshme janë dorëzuar një mitraloz kundërajror, një kallashnikov, një pushkë, një 1120 fishekë luftarakë



Ndërsa në Berat janë dorëzuar nga tre qytetarë vullnetarisht një armë zjarri, 1540 fishekë luftarakë, 3 granata dore dhe 6 ndezës.