Ministrja teknike e Arsimit, e propozuar nga PD, Mirela Karabina përmes një deklarate për mediat shprehet se ka nisur verifikimin për drejtorë shkolle dhe mësues, pasi kanë ushtruar presione te nxënësit dhe mësuesit për fushatë.
Ministria e Arsimit dhe Sportit shprehet se pas informacioneve është konstatuar përfshirja e këtyre drejtuesve e punonjësve arsimorë në fushatë elektorale.
Zyrtarët e arsimit që po verifikohen janë nga Fushë Arrësi, Gramshi, Erseka dhe Maliqi.
Deklarata e plotë
Ministria e Arsimit dhe Sportit në respektim të të drejtave Kushtetuese dhe në vijim të deklaratave zyrtare te Departamentit të Administratës Publike mbetet e angazhuar të përmbushë të gjitha detyrimet ligjore të përcaktuara për mbarëvajtjen e procesit mësimor si dhe të drejtat e nëpunësve civilë përgjatë fushatës zgjedhore duke respektuar rregullat e sjelljes dhe të veprimtarisë brenda afateve kohorë të përcaktuar për të gjithë nëpunësit dhe drejtuesit.
Mbi bazën e informacioneve të raportuara, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka konstatuar përfshirjen e disa drejtuesve e punonjësve arsimorë në fushatën elektorale, duke ushtruar presion në forma të ndryshme tek nxënësit dhe mësuesit dhe është duke bërë verifikimet e duhura mbi bazën e përcaktimeve ligjore, për personat e poshtëshënuar:
• Gëzim Dema, Drejtor Shkolle në Iballë, Fushë Arrëz
• Fadil Cenia, Drejtor Shkolle, Gramsh
• Artur Malbuqaj, mësues Iballë, Fushë Arrëz
• Kristi Dhori , sekretare pranë gjimnazit, Ersekë
• Shpëtim Meta, mësues Iballë, Fushë Arrëz
• Luljeta Brace Katundi, mësuese, Maliq
Ministria e Arsimit dhe Sportit do të vijojë monitorimin e të gjithë institucioneve për të garantuar respektimin e të drejtave politike të nëpunësve civilë si dhe zbatimin e përpiktë të përcaktimeve ligjore.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com