Fushata, MAS kallëzon në Prokurori
përgjegjësen e Zyrës Arsimore, Kavajë

Fushata, MAS kallëzon në Prokurori<br />përgjegjësen e Zyrës Arsimore, Kavajë
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka kallëzuar në Prokurori Përgjegjësen e Zyrës Arsimore, Kavajë, Sonila Peza, e cila sipas këtij institucioni është përfshirë në fushatën zgjedhore.
 
MAS gjithashtu ka përcjellë pranë Komisionit Disiplinor për verifikimin e shkeljeve ligjore 6 përgjegjës të Zyrave Arsimore dhe 4 drejtorë shkollash.
 
“Ministria e Arsimit dhe Sportit, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 473, datë 01.06.2017 “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”, po vijon monitorimet në të gjithë vendin pranë drejtorive rajonale arsimore dhe zyrave arsimore si dhe në institucionet e tjera të varësisë.
 
Në zbatim të ndryshimeve të fundit të Kodit Penal dhe në masat e parashikua nga VKM nr. 473, nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, është kryer sot më datë 20.06.2017, përcjellja e informacioneve të verifikuara në terren pranë organit të Prokurorisë, për Përgjegjësen e Zyrës Arsimore, Kavajë, znj. Sonila Peza, mbi dyshimin e arsyeshëm të përfshirjes në fushatë zgjedhore.
 
Gjithashtu pranë Komisionit Disiplinor për verifikimin e shkeljeve ligjore po përcillen shkeljet e përsëritura dhe të bëra publike më parë, të cilat janë regjistruar dhe verifikuar për fillimin e procedimit disiplinor ndaj drejtuesve apo përfaqësuesve të institucioneve arsimore, si më poshtë vijon:
 
1. Përgjegjëses së Zyrës Arsimore Kavajë
 
2. Përgjegjëse e Zyrës Arsimore Bulqizë
 
3. Përgjegjës i Zyrës Arsimore Has
 
4. Drejtor i Drejtorisë Rajonale arsimore Lezhë
 
5. Përgjegjëse e Zyrës Arsimore Kurbin
 
6. Përgjegjës i Zyrës Arsimore Gramsh
 
7. Drejtor Shkollës Iballë, Fushë Arrëz
 
8. Drejtor Shkollës Gorre, Lushnje
 
9. Drejtor Shkolle, Nepravishtë, Gjirokastër
 
10. Drejtor i Shkollës së Mesme, Gramsh
 
Ministria e Arsimit dhe Sportit kërkon nga të gjithë punonjësit e administratës arsimore të vijojnë të kryejnë me përgjegjshmëri detyrat dhe veprimtaritë, në përputhje me legjislacionin në fuqi”
, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Arsimit Dhe Sportit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar