Fushata/Mbrojtja e konsumatorëve 
Ekonomi: Ja 31 veprimet e ndaluara

Fushata/Mbrojtja e konsumatorëve <br />Ekonomi: Ja 31 veprimet e ndaluara
Nga mashtrimi me markat, te presioni ndaj konsumatorëve, premtimet për çmime që nuk ekzistojnë, shfrytëzimi i fëmijëve për të bindur prindërit, praktikat agresive, mashtruese apo “peshkuese” e deri te shpalljet “Dyqani mbyllet, malli likujdohet”.  Në ditën ndërkombëtare të konsumatorit,Ministria e Ekonomisë ka bërë publike përmes disa broshurave 31 praktikat e ndaluara, të cilat në asnjë rast nuk mund të përdoren nga bizneseve për të shitur mallra apo shërbime, të bazuara në legjislacionin për mbrojtjen e konsumatorëve.

Në ceremoninë që hapi fushatën Ministrja Milva Ekonomi tha se është shumë e rëndësishme që konsumatorët shqiptarë të njohin të drejtat e tyre.
 
"Sot është Dita Ndërkombëtare ose ndryshe Dita Botërore e Konsumatorit, i cili duhet të mbrohet dhe duhet të rrespektohet për të gjitha llojet e konsumeve që ai bën në tregun vëndas. Ne sot kemi dalë me disa stenda për të bërë një sensibilizim të kësaj dite ku mesazhi është shumë i qartë për konsumatorët: "Njihuni me të drejtat tuaj për ti shërbyer vetes më mirë".-tha Ekonomi

Në ditën ndërkombëtare të të drejtave të konsumatorit, Shqipëria i është bashkuar aktiviteteve në mbarë botën që promovojnë fuqizimin e konsumatorëve. Ministria e Ekonomisë, me mbështetjen e Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim në Shqipëri, GIZ organizoi një fushatë ndërgjegjësimi, që synoi informimin direkt të konsumatorëve përmes tendave informative në katër pjesët më të arritshme të Tiranës.

Ministrja komentoi gjatë komunikimit me gazetarët edhe situatën e ccmimeve të ulëta, duke theksuar se ekonomia nuk rrezikon të bjerë në deflacion.
 
 "Nuk mund të themi akoma që rrezikojmë deflacionin, është inflacion i ulët por nuk është deflacion."-tha ajo

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Dalin sot përgjigjet e Lotarisë Amerikane DV-2025, ja ku mund të shikoni nëse jeni fitues

Dalin sot përgjigjet e Lotarisë Amerikane DV-2025, ja ku mund të shikoni nëse jeni fitues