Fushata, Mediu në Vorë: Mos e çoni
dëm votën, PD e vetmja zgjidhje

Fushata, Mediu në Vorë: Mos e çoni<br />dëm votën, PD e vetmja zgjidhje
Përkrahës dhe simpatizantë kanë pritur Kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu në Bashkinë e Vorës.
 
Të rinjtë e forumeve rinore të PR e PD u njohën gjatë këtij takimi me objektivat që ka vendosur në programin e saj “Republika e Re” kryesisht për rininë, në fushën e arsimit dhe të punësimit.
 
Në këtë takim ishte edhe kandidati republikan në listën e PD në tiranë Blendi Sulaj. Aleati i Bashës sqaroi programin për këtë bashki, e cila përfshin dhe Gërdecin, ku në mars të vitit 2008, mbetën të vrarë 26 persona, mbi 300 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i fabrikës për demontimin e armëve, në atë periudhë Mediu ka qenë Ministër i Mbrojtjes. 
 
 “Mos e coni dëm votën, duke votuar njerëzit që ju kanë përbuzur; mos e coni dëm votën tuaj duke ia dhënë atë njerëzve që pas mandatit të parë, duan edhe një të dytë, edhe një të tretë, mundësish 40 vjet pushtet për të vazhduar trashëgiminë bllokmene të diktaturës.
 
Ka vetëm një zgjidhje dhe ajo është vota për Partinë Demokratike, vota për “Republikën e Re
” përfundoi Mediu.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro