Fushata, Ministri teknik i PD
shkarkon e padit 8 Drejtorë
8 emrat e drejtuesve të Burgjeve e Hipotekës

Fushata, Ministri teknik i PD<br />shkarkon e padit 8 Drejtorë<br />8 emrat e drejtuesve të Burgjeve e Hipotekës
TIRANE- Pas shkarkimit Majlind Lazimit nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Postës, njeriu i besuar i Ilir Metës, valë shkarkimesh u bënë në Ministrinë e Drejtësisë, frenat e së cilës për 4 vite i ka mbajtur LSI.

Gazmend Bardhi, ministri teknik e Drejtësisë shkarkoi dhe kallëzoi në Prokurori 8 zyrtarë të lartë të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Sistemit të Burgjeve dhe Zyrës së Përmbarimit, për përfshirje në fushatë zgjedhore .

LSI reagoi me një deklaratë për shtyp duke e cilësuar këtë, ‘si fushatë të hakmarrjes nga marrëveshja e errësirës PD-PS ndaj partisë së tyre”.

Pjesmarrja ne fushate, motiv i shkarkimit nga Bardhi
Në njoftimin shpërndarë për mediat, ministria e Drejtësisë sqaron se ka nisur procedurën e shkarkimit duke njoftuar dhe kryeministrin për Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë Juliana Hoxha, pasi sipas ministrisë ajo është kandidate e PS në Tiranë, por rezulton si ministri si Sekretare e Përgjithshme.

Bardhi, shkarkoi sot nga detyra 8 zyrtarë të lartë të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Sistemit të Burgjeve dhe Zyrës së Përmbarimit, si dhe ia referoi rastin e tyre Prokurorisë së Përgjithshme, për veprën penale të përfshirjes në kundërshtim me ligjin në fushatën zgjedhore të një subjekti zgjedhor.

Shkarkimi, erdhi pas verifikimeve dhe inspektimeve të kryera nga strukturat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, si dhe informacioneve të plota të marra, ku konstatohet përfshirja e këtyre zyrtarëve, në fushatën zgjedhore në kundërshtim me ligjin, si dhe neglizhencë e theksuar në kryerjen e detyrave. 

Emrat e te shkarkuarve 5 drejtuesve te Burgjeve, nje Drejtor te Zyres se Permbarimit dhe 2 nga Hipoteka

1) Drejtorit të IEVP Fier z. Jetnor Krakulli;

2) Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës z. Ani Dyrmishi;

3) Drejtorin e IEVP Lezhë z. Eduart Kurti;

4) Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë znj. Adriana Shehu;

5) Drejtorit të IEVP Rrogozhinë z. Ahmet Bala;

6) Drejtorit të IEVP Burrel z. Fatjon Kurti;

7) Kryetarit të Zyrës së Përmbarimit Gjyqësor Durrës z. Surin Hoxha;

8) Drejtorit të IEVP “Jordan Misja” (nr.313) z. Fatjon Fana.

Ministri i Drejtësisë z.Bardhi, sipas rastit, i ka referuar çështjen organeve të prokurorisë, si dhe ka vënë në dijeni Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, për shkak se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova, se zyrtarët e lartëpërmendur, kanë kryer veprën penale të parashikuara nga nenet 328/a dhe 248 të Kodit Penal.

Ne njoftimin per shtyp, Ministria e Drejtësisë shprehet se 'gjen edhe njëherë rastin të inkurajojë çdo qytetar që të denoncojë, të gjitha rastet e përfshirjes në fushatë apo përdorimit të funksionit publik në favor të një subjekti zgjedhor, si dhe garanton qytetarët jo vetëm për ruajtjen e anonimatit, por edhe për ndjekjen me seriozitet maksimal të këtyre rasteve'. 

Ministri teknik i PD, siguron se është i vendosur në zbatimin e ligjit dhe do të veprojë me tolerancë zero për çdo angazhim politik në kundërshtim me ligjin të punonjësve së administratës shtetërore në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.

Kerkohet pezullimi nga detyra e Sekretares se Pergjithshme, kandidon per deputete
Por ministri teknik i PD nuk ndalet vetëm me shkarkime. Një kërkesë i është drejtuar dhe Departamentit të Administratës Publike për shkarkimin e nr 2 të ministrisë, Sekretares së Përgjithshme në dikasterin e Drejtësisë, Juliana Hoxha.

Gjithashtu, Ministri i Drejtësisë i ka kërkuar zyrtarisht Departamentit të Administratës Publike që të zbatojë Kushtetutën, Kodin Zgjedhor dhe ligjin për nëpunësin civil, dhe të pezullojë nga detyra, Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë znj. Juliana Hoxha, e cila ushtron funksionin në kundërshtim flagrant me ligjin, që nga data 29 Prill 2017, për shkak se është kandidate për deputete në Qarkun e Tiranës, me subjektin zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë. Për këtë arsye, Ministri i Drejtësisë z. Bardhi ka informuar zyrtarisht Kryeministrin dhe është në pritje të ndërhyrjes së tij për zbatimin e plotë të ligjit.

LSI: Ministrat e marrëveshjes PS-PD, fushatë hakmarrje ndaj nesh
Pas valës së shkarkimeve të zyrtarëve të lartë nga ministrat teknikë të PD, LSI reagon me një deklaratë për shtyp duke e cilësuar këtë, ‘si fushatë të hakmarrjes ndaj partisë së tyre”.

“Ne denoncojmë fushatën e hakmarrjes dhe kërcënimit publik të cilët më 26 qershor do kthehen në vende e punës”, u shpreh Kejdi Mehmetaj në një konferencë për shtyp bëri të ditur se në grupin Taske Force të ngritur nga Qeveria nuk është përfshirë asnjë emër nga LSI.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?

Eduard Zaloshnja: Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?