Fushata në PD, të përbashkëtat
dhe të veçantat e Basha-Olldashit

Fushata në PD, të përbashkëtat<br />dhe të veçantat e Basha-Olldashit
TIRANE- Shtrihet më tej fushata e dy kandidatëve që garojnë për kreun e PD. Pas takimit që pati me strukturat e partisë në rrethin e Sarandës, kandidati Lulzmi Basha është rikthyer në kryeqytet, në një takim me demokratët e njësisë bashkiake numër 8.  Kandidati tjetër për të marrë drejtimin e PD, Sokol Olldashi është ndalur me takimet në Qarkun e Korçës, ku është takuar me strukturat e partisë në Korçë, Bilisht si dhe në Pogradec. E përbashkëta e shpalosjes së platformës së Bashës dhe Olldashit është pikërisht shmangia e përgjegjësisë së Berishës për humbjen e zgjedhjeve. Veçojnë nga njëri-tjetri pikërisht se Basha thotë se do të mbrojë nëpunësit civil,
Olldashi hedh akuza mbi LSI

FUSHATA E BASHES
Gjatë këtij takimi, Basha kërkoi nga mbështetësit demokratë që të vijojnë mbështjeten për këtë parti për të bërë të mundur që PD të vijë pas katër viteve sërish në pushtet. Ndërkohë që në takimin me strukturat e partisë si dhe të anëtarësuarit e partisë në Sarandë dhe Delvinë, Basha është shprehur se shkaku i humbjes së zgjedhjeve të 23 qershorit është pikërisht vota e deformuar e mazhorancës që pritet të marrë pushtetin.

“Pasi të jemi siguruar se zëri i çdo anëtari dëgjohet, është detyra jonë të ndërtojmë instrumentet tona, për të thithur të gjithë atë energji pozitive si dhe për të pritur të gjithë atë pakënaqësi që pritet të shkaktojë qeverisja e pritshme prepotente, arrogante, korruptive dhe abuzive e Edi Ramës dhe koalicionit të tij të votës së deformuar”, deklaroi Basha. Ndër të tjera, ai bëri të ditur se një nga iniciativat e para të PD nën drejtimin e tij, do të jetë hapja e zyrave të posaçme në të gjithë territorin e vendit, për të evidentuar dhe mbrojtur çdo punonjës të administratës i cili do të përballet me largimin nga puna.

FUSHATA E OLLDASHIT
Kandidati tjetër për të marrë drejtimin e PD, Sokol Olldashi është ndalur me takimet në Qarkun e Korçës, ku është takuar me strukturat e partisë në Korçë, Bilisht si dhe në Pogradec. Ndërsa shpalosi platformën e tij si pretendet për të vijuar rrugën e ndërprerë të paraardhësit të tij Berisha, Olldashi përcaktoi tre shtylla kryesore mbi të cilat duhet të fokusohet kjo parti, për të qenë fituese e sigurtë në sfidën më të parë të saj.

“Kemi nevojë ditën e parë që të hapet parlamenti të kemi të konsoliduar kampin opozitar, të fokusuar në një element të vetëm, qeverinë e Edi Ramës. Ai mbetet i njëjti prototip që ndërtoi për vite me radhë një pushtet klientelist, të korruptuar, që thërret si skalione për deputetë elementë të botës së krimit. Ne duhet të sqarojmë politikën e 23 qershorit, përballë nesh është Edi Rama me bandën e Ilir Metës, përballë tyre ne. S’ka më pol të tretë, ka dy, ne dhe kundërshtarët tanë politikë. Ekzistenca e gjoja një poli të tretë politik vetëm na dëmtoi. Edi Rama dhe Ilir Meta janë e njëjta forcë, ata janë kthyer te partia mëmë e tyre. S’mund të kemi më kryetar të palëvizshëm në të gjitha nivelet drejtuese”, tha ai Olldashi nga Korça.

Më herët ai ishte në Tropojë dhe në Has, ku në paraqitjen e platformës së tij, tha se është me rëndësi që të vendoset një ekuilibër mes militantëve dhe prurjeve të reja.

(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
Redaksia online

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë