Fushata, pas energjisë, Shehu
premton bukë dhe ujë falas në Dibë

Fushata, pas energjisë, Shehu<br />premton bukë dhe ujë falas në Dibë
Me afrimin e ditës së zgjedhjeve, kandidati i opozitës për kryebashkiak i Dibrës, Sherefedin Shehu, ka artikuluar disa premtime të ekzagjeruara, të pamundura për t’u mbajtur.

Gjatë një takimi me gratë dibrane, duke u ndalur në mënyrë të veçantë tek familjet në nevojë ekstreme, z. Shehu tha se bashkia do të marrë të gjitha masat që të paktën buka, uji dhe furnizimi minimal me energji elektrike të mos mungojë. Mbulimi i nevojave të tilla është jashtë mundësive të bashkisë, duke patur parasysh buxhetin e saj, ndërsa donacionet nuk akordohen për nevoja të tilla.

Në Peshkopi pushtetarët luajnë, bëjnë presion edhe me asistencën sociale. Ata që nuk kanë asnjë mundësi jetese do të marrin jo vetëm ndihmë që iu takon sipas ligjit, jo vetëm më shumë sesa ata që kanë një burim të vogël të ardhurash por bashkia nesër do të garantojë edhe faturat e energjisë elektrike për familjet që janë në nevojë ekstreme, që nuk kanë asnjë mundësi ose që janë edhe pa dritën elektrike sot për shkak se nuk mund të paguajnë faturën”, tha Shehu.

Takimi me gratë
Kandidati për kryebashkiak i Dibrës, Sherefedin Shehu zhvilloi një takim me gratë dibrane. Z. Shehu ka vlerësuar sakrificën e grave dibrane për të përballuar situatën e rëndë ekonomike dhe papunësinë e lartë në këtë bashki. Sipas Partisë Demokratike, punësimi dhe mbështetja e grave sipërmarrëse do të jenë në qendër të punës së Sherefedin Shehu nesër si kryebashkiak i Dibrës. Z. Shehu tha se pjesa më e madhe e administratës së drejtuar prej tij do të jenë gra.

Bashkia ka disa mundësi dhe ato mundësi do të shfrytëzohen maksimalisht që ju të keni një mundësi punësimi. Do të nxisim sipërmarrjen, atë që mund të bëjnë gratë këtu edhe administrata e bashkisë do të dominohet nga gratë dhe nga vajzat”, tha ai.

Dy ditë mw parë, Shehu shigjetoi edhe ministrin Gjiknuri. “Pse vjen Damian Gjiknuri dhe kapardiset me atë çantën krahë e qafë?! Ai ka ardhur për të studiuar kur mund të bëjë hidrocentralin tjetër. Sepse njërin e ka projektuar atje dhe  prisni se do t’ju përmbysen tokat këtu. Se ai vetëm këtë punë di të bëjë bashkë me Ramën dhe Arben Ahmetajn dhe me gjithë të tjerët”, tha ai. Duke parashtruar programin për bashkinë, z. Shehu tha se ofrimi i shërbimeve që nga pastrimi, sistemimi i rrugëve dhe kanalet vaditëse do të jenë prioritet.

Paramilitarët e 'Azem Hajdarit' në Dibër
Kur kanë mbetur dhe katër ditë nga zgjedhjet e pjesshme, Partia Demokratike ka forcuar masat për ruajtjen e votave. Paraditen e së martës mbërritën në Dibër, anëtarët e Korpusit “Azem Hajdari”, të cilët do të shpërndahen në të gjithë Bashkinë. Kjo strukturë e posaçme e cila drejtohet nga kryetari Lulzim Basha, do të dokumentojë çdo tentativë për shitblerje të votës. Partia Demokratike ka angazhuar rreth 100 persona, një pjesë e mirë e tyre ish­punonjës policie, të cilët do të kenë si mision verifikimin dhe denoncimin e shantazhit, blerjes së votës apo kërcënimeve në bashkinë e Dibrës.
 
 
Sherefedin Shehu
Gjatë një takimi me gratë dibrane, duke u ndalur në mënyrë të veçantë tek familjet në nevojë ekstreme, z. Shehu tha se bashkia do të marrë të gjitha masat që të paktën buka, uji dhe furnizimi minimal me energji elektrike të mos mungojë.
 
Për gratë
Sipas Partisë Demokratike, punësimi dhe mbështetja e grave sipërmarrëse do të jenë në qendër të punës së Sherefedin Shehu nesër si kryebashkiak i Dibrës. Ndërsa vetë Shehu tha se pjesa më e madhe e administratës së drejtuar prej tij do të jenë gra.
 


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament