TIRANE - Sokol Olldashi dhe Lulzim Basha kanë vetëm 17 ditë kohë për të bërë fushatë dhe për të bindur strukturat e partisë si dhe anëtarësinë për tu votuar në zgjedhjet e 22 korrikut, ku do të zgjidhet dhe kreu i ri i PD.
Fushata e dy rivalëve demokratë nis që këtë të shtunë, ku ndonëse përkon me një ditë pushimi fundjave, kryebashkiakun kjo ditë e gjen në strukturat e partisë në Qarkun e Elbasanit. Edhe pse ai ka drejtuar fushatën elektorale të 2013 në këtë qark,ai ka preferuar ta zhvillojë takimin e parë pikërisht këtu, nga i cili është zgjedhur dhe deputet për herë të parë. Basha ka lidhje të forta me strukturat e partisë në këtë qark që prej fushatës elektorale të 2009, kur ai kryesoi listën e deputetëve demokratë dhe arriti të marrë 7 mandate, ndërsa në zgjedhjet e 23 ky qark mori vetëm katër mandate deputetësh.
Me të njëjtën logjikë edhe Sokol Olldashi edhe pse i njeh mirë strukturat e partisë në kryeqytet, pasi ka qenë kryetar i degës se Tiranës dhe ka punuar me to edhe në zgjedhjet për bashkinë e Tiranës në vitin 2011, takimin e parë do ta zhvillojë paraditen e sotme në Qarkun e Fierit. Në këtë qark Olldashi ka punuar për dy procese elektorale me radhë me strukturat e PD pasi ka kryesuar listën e deputetëve në zgjedhjet e 2009 dhe zgjedhjet e 23 qershorit. Duket se dy rivalët, edhe pse njohës të mirë të strukturave të partisë në kryeqytet kanë zgjedhur pikërisht vendet nga të cilët kanë marrë mandatin e parë të deputet për të çelur garën në anëtarësi. Ndërsa kandidatët përgatitën për fushatë, partia demokratike ka vendosur që të drejtën e votës ta kenë vetëm ata demokratë që kanë marrë kartën e anëtarësisë para datës 15 maj, një vendim ky që nuk ishte paralajmëruar më herët pasi figurat drejtuese të partisë gjatë gjithë kësaj jave kanë vendosur afate për anëtarësimet në mënyre që sa më shumë demokratë të përfshiheshin në votimin e kryetarit. Ndërkaq përballë dyshimeve se gara mes Olldashit dhe Bashës nuk është reale, demokratët gjykojnë se një garë e fortë i shërben forcimit të partisë. Humbja e zgjedhjeve të 23 qershorit do të analizohet nga lidërshipi i ri i Partisë Demokratike. Më 22 korrik demokratët, por jo ata të anëtarësuar dy muajt e fundit, do të zgjedhin kreun e ri mes dy kandidatëve që janë në garë, Sokol Olldashit dhe Lulzim Bashës.
FUSHATA NE FACEBOOK
Një betejë e madhe ka nisur edhe në rrjetet sociale, kryesisht në Facebook, ku sipmatizantët e shumtë demokratë shprehin mbështetjen e tyre për dy kandidaturat. Por edhe pse çdo gjë në PD duket e qetë tonet e forta të garës kanë filluar të ndihen se pari në rrjetet sociale të dy kandidateve. Në faqen zyrtare të krybashkiakut Basha, edhe pse postohen aktivitete e tij si kreu i bashkisë apo dhe fotot nga takimet me qytetarët, sipmatizantë të tij nuk ngurojnë që të komentojnë vend e pa vend për fitoren e tij në zgjedhjet brenda PD. “E ardhmje e partisë dhe e Shqipërisë”, vlerësohet Basha nga mbështetësit e tij. Ata e shikojnë si pasardhësin e liderit historik, Sali Berisha. E njëta gjë ndodh edhe na faqen zyrtare të Olldashit, faqe kjo që është hapur që në fushatën e PD për zgjedhjet vendore. Në komentet e simpatizantëve Olldashi konsiderohet “bos që e meriton fitoren në PD”. Ndërkohë që një mbështetje të madhe krybashkiaku e ka marrë edhe nga familja e ish-demokratit Azem Hajdari, kjo pasi në fjalimin e tij për zyrtarizimin e kadidaturës për kryetar partie, Basha tha se do të ndjekë shembullin e Hajdarit.
PERJASHTIMI
Në 22 korrik do të votojnë të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike, me përjashtim të anëtarësuarve dy muajt e fundit. Ky vendim u mor në mbledhjen e kryesisë, ndërkohë që administrata e PD ka qenë e hapur deri ditën e premte për të pranuar anëtarësime të reja.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO/Kandidatët nisin sot fushatën elektorale