Aksioni për pastrimin e territorit është shtrirë ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Territori i Bashkisë së Vlorës, është renditur si më të ndoturit duke sjell pasoja edhe në turizëm.

Aksioni i sotëm në Vlorës është drejtuar nga ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, i cili vuri gjithashtu në pah se menaxhimi i mbetjeve është kompetencë e bashkive. Gjithashtu ministri Peleshi u shpreh se:

Pastrimi i territorit nuk pastrohet me letra dhe strategji që flenë në sirtare, por me punë konkrete.

Niko Peleshi, ministër i Bujqësisë

Në këtë aksion të pastrimit ra në sy mungesa e kryebashkiakut, Dritan Leli. Edhe pse Vlora është një nga qytetet kryesore për mbajtjen e peshës së turizmit veror në vendin tonë, menaxhimi i mbetjeve ka qenë një problem i vazhdueshëm që ka ndikuar edhe në largimin e turistëve.