Fushata promovuese për
rekrutimet në FA ul siparin në Vlorë

Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli zgjodhi qytetin e Vlorës për të mbyllur fushatën promovuese për rekrutimet e reja për ushtarë/detarë aktivë në Forcat e Armatosura.
Në takimin e zhvilluar me nxënësit maturantë të shkollave të mesme “MustafaQemalAtaturk” dhe “Ali Demi”, ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Mbrojtjes z. Petro Koçi.
 
Duke shprehur besimin e saj te brezi i ri, ministrja Kodheli u foli nxënësve të këtyre dy gjimnazeve edhe për mundësitë që i ofrohen sot një të riu që përfundon shkollën e mesme, një prej të cilave është edhe rekrutimi në FA.

“Jo të gjithë këtu mund të bëhen juristë, mjekë, ekonomistë të lartë, shkencëtarë, por sigurisht që të gjithë mund të bëhemi njerëz më dinjitet dhe respekt për veten, që është më e rëndësishme se sa ato që thamë më parë. E ndaj këtë me ju sepse dinjitetin dhe respektin për veten ta jep puna. Por që ta mbërrish këtë, duhet që në jetë të përzgjedhësh edhe një rrugë të vështirë, siç mund të jetë rruga e atyre që ia kanë mbërritur të bëhen anëtarë të denjë të FARSH.”- u tha ministrja Kodheli maturantëve.

 
Në vijim të bisedës, ministrja Kodheli foli edhe për avantazhet që ofrohen për ata që zgjedhin të bëhen pjesë e FA.

“Po pse një njeri duhet të bëhet anëtar i FA? Unë ju siguroj që në FARSH aderojnë njerëzit më të përgatitur. Mund të duket paradoksale, por në fakt është e vërtetë. Sepse ata që aderojnë në FA janë të përgatitur mendërisht për ta bërë këtë gjë. Ka një arsye tjetër shumë të madhe pse mund te jesh pjesë e FA. Shansi për të pasur një shkollim të denjë, falas, në akademitë më të mira botërore, është më shumë sesa prezent. Ne sot përfitojmë bursa falas nga SHBA-të deri në Turqi, Gjermani, Angli, Itali, Greqi e kështu me radhë, dhe ky është një shans që jo domosdoshmërish i vjen gjithkujt.”- tha ministrja Kodheli, e cila foli edhe për mundësitë që i ofrohen atyre që përfundojmë studimet me rezultate të larta. “Ka disa raste, varet nga bursat, kur keni rezultate shumë të mira, e filloni studimin e mjekësisë në akademi ushtarake ku studiohet për mjekësi që nga momenti që mbaroni gjimnazin. Kjo sigurisht varet gjithmonë nga bursa që vijnë atë vit. Mirëfilli një fakultet mjekësie, por me disa specifika të veçanta, pra ju nuk i nënshtroheni vetëm studimit, por edhe përgatitjeve fizike.”

 
Ministrja Kodheli iu përgjigj gjithashtu edhe interesit të nxënësve lidhur me kushtet e punës dhe transportit të personelit ushtarak.

“Investimet në ushtri kanë qenë në përgjithësi të disbalancuara. Gjërat sot po përmirësohen për çdo ditë. Unë kam përcaktuar që një grant turk që i jepet ushtrisë shqiptare çdo vit, të fokusohet në mjete të transportit të punonjësve. Paratë që mbeten pasi blejmë armatim dhe municion, ju siguroj që janë hedhur ekskluzivisht për të përmirësuar kushtet e jetesës së ushtarakëve. Kishte fatura të papaguara që nga viti 2008. Pra mes këtij borxhi, investimeve tejet të disbalancuara dhe investimeve për përmirësimin e kushteve të njerëzve që punojnë, ka pasur handikape dhe hapësira të mëdha, të cilat ne po i mbushim”- tha ajo.
Ndryshe nga herët e tjera, e veçanta e këtij takimi ishte kurioziteti i maturantëve për situatën aktuale të sigurisë globale, vizitën e sekretarit Kerry në Tiranë, reformën në drejtësi dhe rolin e Shqipërisë në krizën e emigrantëve, çështje për të cilat ministrja Kodheli u përgjigj duke iu përshtatur audiencës.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Ushtria e Shqipërisë dhe Kosovës stërvitje të përbashkët nën vëzhgimin e komandës amerikane