Fushata punësoi në shtet 3580
persona,Mandija:KLSH të verifikojë

Fushata punësoi në shtet 3580<br />persona,Mandija:KLSH të verifikojë
Punësimi në administratën shtetërore apo edhe në shoqëritë me kapital 100 % shtetëror në kohën e fushatës elektorale, edhe kësaj here ka pasur efektin e saj. Nga Task Forca e ngritur nga zëvendës kryeministrja Ledina Mandija, rezulton se janë punësuar 3580 punonjës. 

Në materialin e shpërndarë për mediat thuhet se “Në mbledhjen e pestë të Task Forcës, të mbajtur një ditë me parë, është diskutuar rreth punësimeve të bëra nga institucionet shtetërore, ministritë si dhe shoqëritë me kapital 100% shtetëror që janë varësi e ministrive dhe bashkive, për periudhën 25 maj deri me 22 qershor.

Zëvendëskryeministrja Mandija, referuar informacione të ardhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka deklaruar punësimin gjatë periudhës zgjedhore të 3580 punonjësve së administratës në kundërshtim me Urdhrin të Kryeministrit nr.65 , Vendim të Këshillit të Ministrave nr.473, si dhe në kundërshtim ne nenin 88/3 të Kodit Zgjedhor”.


Më tej bëhet e ditur se zëvendëskryeministrja, në këtë mbledhje, është shprehur se po vlerëson mundësinë që informacioni t’i dërgohet për një verifikim të hollësishëm Kontrollit të Lartë të Shtetit, një institucioni kushtetues dhe ligjor për ushtrimin e kontrolleve në veprimtarinë e institucioneve të administratës shtetërore përfshirë këtu edhe shoqëritë sh.a me kapital shtetëror, punonjësit e të cilave paguhen nga fondet e parave publike.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë