Kryeministri Edi Rama ka hapur një konkurs në faqen e tij në Facebook për muzikën që do të shoqërojë fushatën e zgjedhjeve të 18 qershorit.
 
Rama njofton se mes propozuesve të këngës fituese do të hidhet një short në televizionin e tij, ERTV dhe kush fiton do marrë të firmosur një bluzë të dedikuar, nga lojtari i tij apo i saj i zemrës në Champions.
 
I dyti do marrë bluzën e autorit të golit të parë në Finalen e Champions këtë vit, ndërsa i treti do të marrë një bluzë të fushatës të firmosur nga Rama dhe skuadra e re e deputetëve socialistë të qytetit të tij.
 
Në statusin e tij, nuk mungojnë as batutat, si gjithmonë, teksa shprehet se i katërti do marrë një kravatë të tijën për ngushëllime.
 

Statusi i Ramës
Statusi i Ramës në Facebook

Redaksia Online
dy.b/Shqiptarja.com