Fushata, shkarkohet Drejtori i
Postës, njeriu i besuar i Metës

Fushata, shkarkohet Drejtori i<br />Postës, njeriu i besuar i Metës
TIRANE-Majlind Lazimi, është shkarkuar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Postës për shkelje të ligjit elektoral.

Lazimi i cili konsiderohet si një nga njerezit me të besuar të Ilir Metës, u shkarkua nga grupi i Taske Force, e drejtuar nga zv/kryeministrja teknike e PD, Ledina Mandija, për shkelje elektorale dhe ushtrim presioni ndaj punonjësve për interesa elektorale.

Vetë Lazimi e quajti këtë vendim si sulm politik, ndërsa sfidoi, duke kërkuar prova që vërtetojnë se ai ka shkelur ligjin elektoral.

Shkarkimi nga grupi Task Force
Lazimi vjen nga radhët e LSI dhe shkarkimi është bërë sot grupi Taske Force e drejtuar nga zv/kryeministrja ledina Mandija që monitoron pjesmarrjen e nëpunësve civilë në fushatë.

Sipas gjetjeve të Taks-Forcës Lazimi akuzohet se ka marrë pjesë në fushatë dhe u ka bërë presion punonjësve të bëjnë të njëjtën gjë dhe të votojnë subjektin politik ku ai militon.

Kohët e fundit, pjesmarrja në fushatë u ka kushtuar disa zyrtarëve vendin e punës. Për këtë arsye, qeveria vendosi sot  të miratojë një vendim ku të përcaktohet qartë se kur ndëshkohet punonjësi i administratës dhe kur mund të marrë lirisht pjesë në fushatat e partive.

Ngritja e një grupi Task Force për monitorimin e Administratës mbi aktivitetet e procesit zgjedhor veproi pak minuta pasi hyri në fuqi, duke prerë kokën e parë, atë të Majlind Lazimit.

Majlind Lazimi mbante këtë post prej gushtit të vitit 2014, pas largimit të Ardit Çeles.

Lazimi: Vendimi nul, s'është marrë nga Bordi drejtues
Vetë Lazimi përmes një deklarate për mediat tha se vendimi është nul, pasi nuk është marrë nga Këshilli Mbikëqyrës i Postës, njësoj si në rastet e kaluara me paardhësit e tij Arqile Gorrea dhe Ardit Çela. 

"Nuk ka asnjë vendim të Këshillit Mbikëqyrës të Postës. Vendimi i fundit është ai i lirimit të Arqile Gorreas në vitin 2013 si dhe emërimi e më pas largimi i Ardit Çelës si Drejtor i Postës në vitin 2014", tha Lazimi.
urdher lirimi per malind lazimin
(Vendimi për shkarkimin e Lazimit i firmosur nga Ekonomi dhe jo Këshilli Mbikëqyrës)
urdher lirimi per ardit celen
(Shkarkimi i Ardit Çelës, vendimi i firmosur nga Bordi)


Lazimi thotë se shkarkimi i tij është politik dhe i pabazuar në prova. Ai mohon t’u ketë bërë presion punonjësve të Postave në vend për të dalë në fushatat e LSI. 

"1. Sapo u njoftova nga mediat per nje lajm te cuditshem per lirimin tim nga pozicioni i Dr. Pergjithshem te Postes Shqiptare.
2. Shkarkimi im i paligjshem dhe vetem per arsye politike. Shkarkimi im hakmarrje politike.
3. Nuk ka asnje prove ligjore per kete akuze.
4. Eshte nje akt deshperimi.
5. Asnje presion nuk eshte bere ndaj asnje punonjesi postes shqiptare", sqaron Lazimi.

Deklarata për mediat/Lazimi: Mandija më tha s'kam ndikim
Majlind Lazimi ka reaguar përmes një konference për mediat, pas shkarkimit të tij nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Postës. 

Lazimi thotë se vendimi është nul pasi nuk ka asnjë shpjegim për shkeljet e pretenduara, ndërsa e cilëson urdhër politik largimin e tij nga detyra.

"Urdhri i shkarkimit tim është nul. Urdhri nuk ka asnjë shpjegim.
 
Ky urdhër është marrë në flagrancë të plotë.
 
Nuk ka asnjë vendim të Këshillit Mbikëqyrës të Postës. Vendimi i fundit është ai i lirimit të Arqile Gorreas në vitin 2013 si dhe emërimi e më pas largimi i Ardit Çelës si Drejtor i Postës në vitin 2014.

Sot deri në këto momente unë nuk kam asnjë shkresë zyrtare për motivacionin e lirimit tim. Urdhri i Ekonomit është i paligjshëm m pasi nuk përmend cilën pjesë të rregullores, apo ligjit është shkelur nga personi në fjalë. Në rast se ekziston një dokument të tillë...jam i bindur që nuk ekziston asgjë
", u shpreh Lazimi.
 
Ai theksoi se ka kërkuar shpjegime pranë ministres së Ekonomisë, Milva Ekonomi, ndërsa rrëfen edhe bisedën me zv/kryeministren Ledina Mandija e cila siç tha ai, i është përgjigjur se nuk ka asnjë ndikim në vendimmarrje.

"Ministrja Ekonomi nuk më dha asnjë shpjegim mbi arsyet. Kontaktova znj.Mandijan dhe më tha që nuk kam asnjë lloj ndikimi në vendimmarrje, kam kërkuar informacion, por vendimin nuk e kam marrë.
 
Është një gjueti shtrigash, një inskenim politik i cili nuk i shërben klimës pozitive, frymës që duhet kjo qeveri duhet të tregojë para qytetarëve"
, u shpreh Lazimi. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime