Me kohë të plotë në fushatë, Veliaj lëviz 20 drejtorë! Kush ikën e kush vjen (EMRAT)

TIRANË- Rruga për të fituar mandatin e tretë “Rama”,  për Erion Veliaj do të thotë angazhim me kohë të plotë në fushatën zgjedhore 2021. Për këtë qellim ai ka rifreskuar disa prej drejtorive të rëndësishme të Tiranës.  

Report TV mësoi se një nga lëvizjet më të rëndësishme ishte zëvëndësimi i Redi Mollës në Drejtorinë e Përgjithshme e UKT-së me Elton Kacidhen. Ky i fyundit ia dorëzoi detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve dhe Ndricimit të Publik Erind Bejkos. Bejko ia la detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Bashkëpronësisë, Aurel Çukos. Ndryshim u bënë dhe në Drejtorinë e Përgjithshshme të Urbanistikës e cila do të drejtohet nga Frida Pashako.

Arjan Manahasa u emërua në Drejtorinë e Shërbimeve Funerale, kurse Ilda Qazimllari në krye të Drejtorisë së Investimeve Publike, duke zëvendësuar ish drejtorin Rigels Balla. Në Drejtorinë e Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore do të jetë Dhimitraq Furrxhi, që zëvendëson Besim Petrelën. Për drejtimin e qendrës TEN, është emëruar Vitmar Basha.

Ndryshimet në disa prej Drejtorive të Tiranës
Redi Molla – Drejtor i Përgjithshëm i UKT – në vend të tij Elton Kacidhja
Elton Kacidhja – Drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve dhe Ndriçimit Publik – në vend të tij Erindi Bejko
Erindi Bejko – Drejtor i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë – në vend të tij Aurel Çuko
Ditjon Baboçi – Drejtor i Përgjithshëm i Urbanistikës – Në vend të tij Frida Pashako
Rigels Balla – Drejtor i Drejtorisë së Investimeve Publike – Në vend të tij Ilda Qazimllari
Adi Boletini – Drejtor i Shërbimeve Funerale në Tufinë – Në vend të tij Arjan Manahasa
Besim Petrela – Drejtor i Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore – Në vend të tij, Dhimitraq Furrxhi
Drejtor i Qendrës TEN – Emërohet Vitmar Basha
Studio Kadare – Emërohet Brisi Trajko
Spiro Koleka – Drejtor i Klubit Sportiv Tirana – ne vend te tij vjen Debora Keçi.
Valter Gjoni – Drejtor i Protokollit dhe Ceremonialit Zyrtar – ne vend te tij Fiona Hasani
Esmeralda Byberi – emerohet ne Drejtorine e Zones se Lire Ekonomike, Investimeve te Huaja dhe Diaspores
Rezart Cenaj – Drejtor i Qendres Sociale Multidisiplinare, ne vend te tij eshte emeruar Marilda Zizolli
Epidamn Zeqo – Drejtor i Planifikimit Strategjik dhe Jetesimit te Prioriteteve, ne vend te tij Emilda Prifti
Klodiana Bici – emerohet ne drejtorine e Objekteve ne Bashkepronesi
Faola Hodaj – emerohet ne drejtorinë e Inovacionit

Këto lëvizje nga kryebashkiaku Erion Veliaj që drejton dhe politikisht qarkun e Tiranës, vijnë në një periudhë ku të gjithë drejtuesit e qarqeve kanë marrë porosi nga kryeministri Edi Rama për të bërë sa më shumë kujdes në aspektin e shërbimeve në mënyrë që të rriten shanset për të fituar një mandat tjetër në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK