Fushë-Arrëz, protesta në fabrikën
e bakrit, përleshje me policinë

Fushë-Arrëz, protesta në fabrikën <br />e bakrit, përleshje me policinë
FUSHE-ARREZ - Dhjetra banorë të lagjës Palaj të bashkisë Fushë-Arrëz, kanë protestuar përpara fabrikës të pasurimit të bakrit, me kërkesën e tyre për punësim, krahas të tjera kërkesave, siç janë sigurimi i ujit të pijshëm për këtë lagje që mungon nga momenti i rifillimit të punës në këtë fabrikë, por dhe sigurimin e masave shendetësore për këtë komunitet nga ndotjet kimike, pluhurat dhe lëndet kimike që lëshohen nga fabrika gjatë procesit të perpunimit.

Protesta e nisur si paqësore ka degjeneruar në përpleshje fizike mes banoreve dhe forcave të sigurisë private dhe më pas me policinë e shtetit. Nga përballja me protestuesit, ka mbetur i plagosur lehtë Shefi i Rendit të Pukës, Komisar Pëllumb Uka, i cili ka marrë disa demtime, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe deri dje, ndodhej në Spitalin e Pukës.

Gjithashtu, është plagosur nga mjetet e forta dhe protestuesi Pal Noka, teksa janë shoqëruar në komisariat dy prej tyre, Astrit Noka dhe Valentin Kola. Protestuesit kanë hyrë në mjediset e fabrikës, kanë nxjerrë punonjësit nga aty dhe kanë thyer xhamat e godinës e mjetet e tjera në zyrat e administratës.

Për të qetësuar situatën dhe shpërndarë protestuesit, kanë ndërhyrë forcat e ndërhyrjes së shpejtë të Shkodrës dhe forcat speciale RENEA nga Tirana. Ndërkohë, banorët protestues kanë deklaruar, se shefi i komisariatit të Fushë-Arrëzit ka qëlluar me pistoletë në ajër.

Prezenca e forcave të policisë ka larguar protestuesit nga rruga që të çon drejt fabrikës, ndërsa u shprehen, se kërkesat e tyre janë të drejta dhe të realizueshme. Por, në rast se nuk merren parasysh, atëherë protestat e tyre nuk do të jenë më paqësore. Sandër Kola, banor i lagjës “Palaj” tregon, se kërkesat ia kanë dërguar edhe pronarit turk të fabrikës, dhe ka rënë dakord.

“Na ka thënë të blejmë automjetet e tonazhit të lartë dhe të nisim punën. I kemi marrë makinat, mirëpo tani jemi pa punë edhe pse kemi hap licensën e biznesit të madh. Kjo gja nuk ka kuptim. Ma mungon uji, përditë thithim pluhun kancerogjen, gjysma a më shumë vuajmë prej sëmundjeve dhe kur vjen puna, ne mbesin pa asnjë punë. Kemi punuar në këtë minierë prej 20 vjetësh, ndërsa këta na kanë hequr. Prej një jave kanë marrë punëtorë të tjerë”, ka thënë banori Sandër Kola.

Nga ana tjetër, Policia e Shkodrës, me anë të një informacioni paraprak, bën të ditur se, “me daten 15.04.2013 një grup protestuesish, rreth 50 përsona, pasi kanë hapur portën e Fabrikës së Pasurimit të Bakrit në Fushë-Arrës, Pukë, janë futur brenda territorit të fabrikës duke protestuar. Sherbimet e policisë vendore kanë marrë masat përkatëse.

Për në vendngjarje janë nisur drejtuesit me të lartë të DPQ Shkoder dhe 2 grupe nga Komisariati i Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër. Nga përballja me protestuesit, ka mbetur i plagosur lehtë Shefi i Rendit Pukë, Komisar Pellumb Uka, i cili ka marre disa dëmtime, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Pukës.”

Ndërkohë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë rrethuar fabrikën dhe në orët e pasdites, kanë bërë shoqërimin e disa përsonave të tjerë, që kanë qënë të pranishëm në protesten e mengjesit të ditës së hënë, ku mbeten të plagosur një protestues dhe një drejtues policie i Pukës.

REAGIMET

“Policia s’ndërhyn në Lazarat, këtu s’protestojë dot”

Gentian Noka, një tjetër banor i zonës dhe protestues, vëllain e të cilit e kanë shoqëruar në policinë e Shkodrës, deklaroi, se “protesta ishte krejt e qetë, jemi futur brenda fabrikës, punëtorët kanë dalë jashtë për me na respektu, se edhe ata e dinë se është duke na u vjedh mundia dhe djersa jonë”.

“Më pas kanë ardhur forcat e policisë e ato kanë nisur të bëjnë rrumujë e na kanë dhunuar, ndërsa njëri prej tyre ka gjujtur në ajër disa herë. Ne kemi edhe gzhojat si prova materiale. Në Lazarat mjellin e sheshin hashash e nuk duket këmbë polici, apo nga forcat special të FNSH-së e RENEA-s, kurse në Fushë-Arrez s’guxojnë të protestojnë 5 vetë për të drejtat elementare çka na takon, se vjen e gjithë FNSH-ja e Shkodrës dhe RENEA nga Tiranë”, tha Noka.

Banorët e zonës kanë deklaruar, se do vijojnë të kundërshtojnë këtë padrejtësi dhe shfryëzim që i bëhet pronës së tyre deri në plotësimin e kërkesave që shtrijnë, duke i bërë apel edhe shtetit të ndërhyjë.

Dile Noka, e cila është afro 65 vjeçe dhe banon prej 40 vitesh në lagjen “Palaj” në Fushë-Arrëz shprehet e indinjuar me situatën, ndërsa djalin Astrit Nokën, janë kanë shoqëruar në komisariat dhe i shoqi është i shtruar në spital për shkak të plagëve të marra nga përplasja me policinë.

Sipas Diles, “ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë sesa të na jepet ajo qa na takon, të paktën të marrim një lekë përveç sëmundjeve e pluhurit e mungesës së ujit”. Në rast se, shteti nuk ndërhyn Firma turke “Bleralb”, ka një kontrat me afta 30-vjeçar, çka sipas protestuesve nënkupton grabitjen e kësaj pasurie minerale të Fushe Arrëzit.

Lajmi u publikua për herë të në orën 11:07 të së hënës (15.04.2013) dhe më pas u përdittësua në orën 08:37 të së martës (16.04.2013)


Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'

Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'