"Ne po bëjmë përpjekje që të rrisim përfshirjen dhe fuqizimin e gruas në qeveri, komuna dhe në të gjithë sektorët", tha ajo.
Zyrtarja për barazi gjinore, Lendita Dervisholli, theksoi se në kuadër të "Javës së Gruas" do të vazhdohet me takimin me gratë në biznes, gratë në zonat rurale, si dhe panairin e prodhimeve të grave nga rajoni, etj.
Këtij takimi, që përkrahet nga OSBE-ja , iu drejtua edhe Sanja Mihajllovic nga OSBE-ja, e cila theksoi se projekti për promovimin e barazisë gjinore në bashkëpunim me Grupin e Grave Deputete do të ketë përkrahje të vazhdueshme./atsh/