Një 32 vjeçar është goditur me sende të forta në mes të rrugës. Report Tv mëson se Dorjan Përdoda nga Lezha po udhëtonte në drejtim të Tiranës, kur në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë 2 automjete i kanë prerë rrugën duke e i dalë njëra para, tjetra pas.
Policia informon se i riu është dhunuar nga një person por sipas dëshmisë së tij në polici prej makinave kanë dal 6 apo 7 persona duke e dhunuar në pjesë të ndryshme të trupit.
Mësohet se 32-vjeçari është dëmtuar në shpatullë, brinjë dhe çarë edhe në kokë për shkak të goditjeve me sende të forta. Sipas të riut nuk e di as arsyen pse e kanë qëlluar dhe nuk i ka njohur edhe personat dhunues.
Policia po punon për identifikimin e dhunuesve dhe kapjen e tyre.
"Më datë 13.09.2023, në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, një shtetas ende i paidentifikuar, ka goditur dyshohet me sende të forta, shtetasin D. P., 32 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore" informoi policia.
Sdin ca te bejn fushkrujsit me jeten e tyre aq ne terezi e kan sa kan filluar dalin rrahin njerez me shkopa
Përgjigju