FUSHE-KRUJE - Një aksident tragjik është shënuar në afërsi të Dervenit në Fushë-Krujë, si pasojë e të cilit është plagosur rëndë një person.

Nga informacionet e para, aksidenti ka ndodhur pasi një makinë u përplas me një motorr, ndërsa drejtuesi i këtij të fundit është plagosur dhe ndodhet në gjendje mjaft kritike për jetën.

Mësohet se i plagosuri është shtetasi Dritan Caka, 30 vjeç nga fshati Borizan i Krujës, dhe aktualisht ndodhet në spitalin Ushtarak në Tiranë në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërkohë që pritet të zbardhen detaje mbi aksidentin.

(gm/Shqiptarja.com)