Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Fushë Krujë- Vorë në afërsi të Urës së Gjoles.
"Benzi" i drejtuar nga shoferja Fatjona Hafuzi është përplasur me një kamionçinë, e për pasojë ka përfunduar në kanal, siç shihet në foton e sjellë nga Report Tv. Dy shoferët, Fatjona Hafuzi dhe Gëzim Baçi kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar në spitalin e Traumës.
Nga raportimet paraprake shkak për aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës në mënyrë të gabuar nga ana e Benzit, por vijojnë hetimet.
Komento