FUSHË KRUJË- Një tjetër shpërthim është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm (31 Janar). Këtë herë në lokal-restorantin "Brazili i Vjetër" në Fushë-Krujë.
Policia e Tiranës informoi se 'janë dëmtuar me lëndë plasëse xhamat e fasadës së jashtme të lokalit'. Subjekti është në pronësi të shtetasit Bledar Tali.
Eksplozivi i është vënë te restorant “Brazili i vjetër”, në vendin e quajtur ish-“Kooperativa Partizani”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 pas mesnate.
Pronari nuk njihet si person problematik dhe jashtë kamerave deklaron se nuk ka as probleme dhe as konflikte me njeri, teksa gjithashtu nuk ka dyshime për persona konkret që mund ta kenë kryer krimin.
Dëmet janë mjaft të mëdha, pasi i gjithë lokali ka dalë jashtë funksioni. Ngjarja është filmuar edhe nga kamerat e sigurisë, por mësohet se ato janë sekuestruar nga Policia për qëllime hetimore, që të arrihet tek zbardhja dhe identifikimi i autorit apo autorëve të krimit.
"Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve", njoftoi policia.
Nga pamjet e siguruara prej Report TV, dallohet qartë dëmi i shkaktuar në lokal, me gjithçka të rrafshuar përtokë. Xhama të thyer, dyer të shkatërruara, sende materiale dhe deri te tjegullat e çatisë dhe struktura e subjektit.
Ky është rasti i dytë i shpërthimit me eskploviz. Në Shkodër një sasi lënde plasëse iu vendos makinës në pronësi të Alban Bushatit.
S.G/A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
67.9%
-
Jo
25.8%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 713
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Sherr i dhunshëm, 3 persona dhunojnë fizikisht 39-vjeçarin, lëndohet një 29- vjeçar që ndërhyri
30 Mars, 14:47
-
Tiranë/ Eksperienca unike e makinave, ndahen çmimet e eventit të madh të automobilizmit
30 Mars, 13:19
-
Tiranë/ Po trafikonte mbi 8 kg hashash me makinë, ‘Transportuesi’ prangos 54-vjeçarin pas ndjekjes në Laprakë! Në banesë i gjendet edhe një çifte pa leje
30 Mars, 11:40
-
Politika uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin, Begaj: Të jemi të bashkuar në shërbim të interesit kombëtar! Spiropali: Mbarësi e më shumë dashuri
30 Mars, 10:31
-
Tiranë/ Ktheu lokalin në bazë për shitjen e drogës dhe ‘depo armësh’, në kërkim pronari, arrestohet punëtori! (EMRI+VIDEO)
30 Mars, 10:09
-
U fronëzua dje, Kryepeshkopi Joan mban në gjuhën shqipe meshën e parë në katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’
30 Mars, 09:24
-
Shpërthen limuzina e flotës së Putinit në Moskë, dyshime për atentat ndaj presidentit rus (VIDEO)
30 Mars, 08:40
-
Kremtohet Fitër Bajrami, mijëra besimtarë falen në 'Sheshin Skënderbej'! Spahiu: Lusim Zotin të na japë forcë të përballojmë sfidat e jetës! Unitet, mëshirë, drejtësi
30 Mars, 07:05
-
Zyrtare/ Sokol Haxhia është Drejtori Teknik i Partizanit, ish-futbollisti rikthehet në shtëpi
29 Mars, 21:45
-
Ngacmim seksual në Tiranë, 38-vjeçari merr në shtëpi 24-vjeçaren dhe më pas zhduket
29 Mars, 17:16
-
Meta audio mesazh nga qelia: Rama ka nisur të vjedhë premtimet elektorale të opozitës! 11 Maji, dita e fitores së lirisë mbi tiraninë
29 Mars, 15:52
-
Tritol lokalit në Tiranë më 25 mars/ Identifikohet e shpallet në kërkim 47-vjeçari, policia i gjen veshjet e përdorura ditën e ngjarjes dhe biçikletën me të cilën u largua (EMRI)
29 Mars, 13:52
Ne nje ish-kooperative, ne nje nga zonat me te humbura e me problematike te vendit i vihet tritol nje lokali fshati me nje emer te cuditshem /Brazili i vjeter/! Ky pronari qe nuk ditka te kete probleme e hasmeri,paska dobesi te cuditshme per Brazilin,shtet i njohur jo vetem per karnavalet e caipirinhat,por dhe per ca gjera te tjera!
Përgjigju