Fushë-Krujë, furrat e gëlqeres nuk
mbyllen, s'zbatohet vendimi i Kokës
Ka 10 dite që ministri i Mjedisit ka nxjerrë urdhrin për mbylljen e menjëhershme të të gjitha furrave në rrethin e Krujës. Por, në fakt, furrat vazhdojnë punën normalisht.
FUSHË-KRUJË - Ka 10 dite që ministri i Mjedisit ka nxjerrë urdhrin për mbylljen e menjëhershme të të gjitha furrave në rrethin e Krujës.
Ky vendim u prit mjaft mirë nga gjithë opinioni në këtë rreth, por pati edhe të tjerë, që u treguan mosbesues në zbatimin e tij. Në fakt, furrat vazhdojnë punën normalisht dhe vendimi nuk ka gjetur zbatim.
Ato si gjithmonë vazhdojnë të përdorin si lëndë djegëse goma makinash, mbetje plastike, si edhe mbetje teknologjike të fabrikave të këpucëve, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë rreth, madje duke importuar edhe nga rrethe të tjera.
Siç është theksuar dhe më parë djegia e tyre çliron gazra tepër helmues dhe kancerogjenë si pasojë e të cilëve një përqindje e lartë e banorëve të këtij rrethi vuajnë nga sëmundjet e mushkërive, sëmundje të zemrës, të qarkullimit të gjakut etj...
I pyetur për moszbatimin e urdhrit të ministrit të Mjedisit për mbylljen e furrave, kryetari i bashkisë së Fushë-Krujës, Gjon Bardhi thotë se po shikojmë se çdo të bëjmë dhe po mendojmë që të lëmë në punë ato furra, që do punojnë vetëm me dru.
Por në fakt kjo do të sillte abuzime, pasi një gjë e tillë ndodhi edhe në vitin 2007, ku u mor i njëjti vendim nga qeveria e atëhershme, madje u zhvillua edhe një aksion i madh, ku u shembën të gjitha furrat, por pas një muaji ato u rindërtuan dhe puna filloi si më parë dhe ndotja nga tymi, bloza mbuloi jo vetëm Krujën e Fushë-Krujën, por edhe Tiranën.
Mendimi që po qarkullon për të lejuar punën e furrave vetëm me dru është jo vetëm abuziv, por edhe i dëmshëm për shëndetin dhe ekonominë për këto arsye: gjatë djegies guri gëlqeror çliron jo vetëm dioksid karboni{Co2}, por edhe oksid karboni {Co}, që është një gaz tepër helmues, por dhe nëse do lejoheshin këto furra të punonin me dru vetvetiu lind pyetja, se ku do merren këto dru dhe është e rëndësishme të theksojmë se gjatë këtyre 20 vjetëve janë këto furra që çfarosën 1000 hektarë pisha nga Miloti e deri në Krujë.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
67.3%
-
Jo
29.5%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3884
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15