Gjendet i vrarë një 34-vjeçar në Fushë-Krujë, kishte plagë me armë zjarri në këmbë! Familja e gjeti në mëngjes në një kanal (VIDEO)

FUSHË KRUJË-  Një 34-vjeçar është gjetur i vrarë mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë. 34-vjeçari është identifikuar si Indrit Ndoj dhe kishte në këmbë një plagë me armë zjarri. Ndoji është gjetur këtë mëngjes nga familjarët e tij në një kanal të zonës, në lagjen “Bakishe Visha”. Familjarët e gjetën të vdekur rastësisht teksa kishin dalë për të shkuar në punë.

Ndoji dhe familja e tij nuk raportohet të kenë konflikte, por ende mbeten të paqarta rrethanat sesi ka ndodhur kjo ngjarje. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë natës, pasi i riu banonte në një shtëpi në fshatin Hasan i vetëm, ndërsa familja në një banesë në lagjen Bakushe Visha.

Familjarët dyshojnë se 34-vjeçari është vrarë në një vend tjetër, por autorët më pas e kanë hedhur në kanalin në lagjen “Bakishe Visha” për të zhdukur gjurmët. Familjarët nuk pranuan të prononcohen për kamerën, por i thanë Report Tv se Ndoj udhëtonte gjithmonë me biçikletë, e cila nuk ndodhet në vendngjarje.

Por nga ana tjetër, burime pranë Policisë bëjnë me dije se këqyrja e vendit të ngjarjes dyshohet se vrasja ka ndodhur aty. Grupi hetimor është ende duke kryer hetime, ndërsa gëzhoja e plumbit nuk gjendet në vendin e ngjarjes. Viktima ka vetëm një plagë plumbi në kofshë. Plumbi i ka kapur arterien femurale duke i shkaktuar gjakderdhje të shpejtë, çka i ka sjellë edhe vdekjen.

I njëjti burim bën të ditur se nga tërësia e hetimit të kryer deri më dije është dalë në konkluzionin se kemi të bëjmë me një vrasje për motive të dobëta, pasi nuk raportohet që ai të ketë hasmëri apo probleme me njeri përpos të kaluarës së tij që lidhet me trafik klandestinësh.

Polica ka marrë në pyetje banorë dhe të afërm të të riut për të zbuluar me që banojnë në një perimetër 5 km nga vendi i banimit të Ndojit, për të zbardhur më shumë detaje.

Në vitin 2021, Ndoj është arrestuar në parë për kalim të paligjshëm të emigrantëve. Ndoj bashkë me një tjetër të ri, Enea Babasi janë kapur duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. Ndoji ishte duke vuajtur dënimin për trafikimin e emigrantëve të paligjshëm. Atij i ishte caktuar masa arrest shtëpie.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:50
Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë/ 34-vjeçari u vra aty ku e gjetën familjarët, gëzhoja nuk gjendet

1666342371_Screenshot10.jpg

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 34-vjeçarit Indrit Ndoj në Fushë-Krujë. Burime nga Policia bëjnë me dije se plumbi i ka kapur arterien femurale duke i shkaktuar gjakderdhje të shpejtë, çka i ka sjellë edhe vdekjen. Viktima ka vetëm një plagë plumbi në kofshë. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes mendohet se vrasja ka ndodhur aty. Por grupi hetimor është në proçes. Ende nuk janë gjetur gëzhoja në vendin e ngjarjes.

Ekspertiza balistike do të përcaktojë llojin e armës me të cilën është qëlluar. Burimi i policisë bën të ditur se nga tërësia e hetimit të kryer deri më dije është dalë në konkluzionin se kemi të bëjmë me një vrasje për motive të dobëta. Veç këtyre janë marrë në pyetje banorë e të njohur të tij që banojnë në një perimetër 5 km nga vendi i banimit.

Ndërkohë agjentë të policisë kriminale të komisariatit të Krujës, të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Durrësit ndodhen në terren me qëllim zbardhjen e ngjarjes. Hetimet po i drejton Prokuroria e Krujës.

Ora 10:19
Vrasja në Fushë-Krujë, viktima ishte në arrest shtëpie për trafikun e emigrantëve të paligjshëm

1666342075_Screenshot1.jpg

Report Tv mëson se i riu i cili u gjet i vrarë në një kanal ishte duke vuajtur dënimin për trafikimin e emigrantëve të paligjshëm. Indrit Ndoj i ishte caktuar masa arrest shtëpie për arrestimin e 19 shtatorit të 2021 për trafikimin e emigrantëve të paligjshëm.

Ora 09:33
Del FOTO, ky është 34-vjeçari që u gjet i vrarë në një kanal në Fushë Krujë

1666337599_WATERMARKREPORTtv.00245016.Still016.jpg

Ky është 34-vjeçari Indrit Ndoj i cili u gjet i vrarë mëngjesin e sotëm në një kanal në Fushë Krujë. Report Tv ka siguruar foton e 34-vjeçarit, i cili u gjet nga familjarët mëngjesin e sotëm pa shenja jete.

Ora 09:33
Vrasja në Fushë-Krujë, 34-vjeçari lëvizte gjithnjë me biçikletë! Familjarët dyshojnë se e kanë vrarë diku tjetër! Dikur i arrestuar për trafik të emigrantëve të paligjshëm

1666337110_Screenshot1.jpg

Sipas familjarëve të cilët nuk pranuan të prononcoheshin para kamerës, Indrit Ndoj lëvizte gjithnjë me biçikletë gjë që i bën të mendojnë se ai mund të jetë vrarë diku tjetër dhe është hedhur aty pasi biçikleta nuk është në vendngjarje.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur nga ndonjë konflikt i çastit pasi i riu nuk raportohet të ketë konflikte apo hasmëri. E kaluara e tij lidhet ka zbuluar një arresim për trafik të emigrantëve të paligjshëm në shtator të vitit 2021.

Ora 09:17
U gjet i vrarë me armë zjarri, zbulohen detaje nga vrasja në Fushë-Krujë! Familjarët e gjetën në kanal teksa po shkonin në punë

1666337290_WATERMARKREPORTtv.00231026.Still013.jpg

Të tjera detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga vrasja e 34-vjeçarit  Indrit Ndoj në Fushë-Krujë. Report Tv mëson se familjarët e tij e gjetën në një kanal anës rrugës teksa ishin duke shkuar për në punë. Rastësisht ata kanë parë familjarin e tyre në kanal me një plagë plumbi në këmbë. Indriti dhe familja e tij nuk raportohet të kenë konflikte me njeri.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhru gjatë natës pasi i riu banonte në një shtëpi në fshatin Hasan i vetëm ndërsa familja në një banesë në lagjen Bakushe Visha.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cncn: 21/10/2022 10:54

    Gezhoja eshte e fishekut analfabete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja