Viktima është R.Z, 71-vjeç, i cili sipas policisë dyshohet të jetë aksidentuar nga një automjet. Trupi i pajetë i 71-vjeçarit është pikasur rreth orës 05:40. Ka qenë një telefonatë e mbërritur në sallën operative të policisë që ka sinjalizuar për trupin e pajetë në anë të rrugës.
VIDEO-Vendi ku i gjet personi i pajetë
Më datë 11.11.2017, rreth orës 05.40, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën nacionale Vorë -Fushë Krujë, ndodhet një person i shtrirë në tokë. Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se: Në rrugën nacionale Vorë - Fushë Krujë është gjendur i shtrirë në tokë pa shenje jete shtetasi R.Z., 71 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se shtetasi është aksidentuar nga një mjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Trupi i pa jetë është dërguar në Insitutin e Mjeksisë Ligjore, ku po kryhet eskpertiza mjeko-ligjore.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes si dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com







