FUSHË KRUJË- Një 35-vjeçar ka humbur jetën pasditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë si pasojë e një aksidenti rrugor. Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se 35-vjeçari i identifikuar si Luan Kola humbi kontrollin e motorit, e për pasojë është përplasur me trafik ndarësen.
Ai është dërguar në spital në gjendje të rëndë, ku më pas humbi jetën pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.
"Më datë 08.06.2020, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, ka humbur kontrollin duke drejtuar motorin tip "Honda", shtetasi L.K., 35 vjeç, i cili humbi jetën", njofton policia.
Ky aksident ka sjellë një trafik të rënduar në këtë zonë, siç shihet në foton dhe videon që Shqiptarja.com sjell.

Foto nga trafiku i rënduar
Komente









U shojten shqiptaret nga 3,5,7 ne dite nga atentatet e aksidentet, mjerë!
Përgjigju